Volvo XC60 shpallet “World Car of the Year”
Volvo vazhdon sukseset e saj ne vlerësimet ndërkombëtare. Juria e përbërë nga gazetarë profesionistë të shtypit të specializuar të sektorit, ka shpallur Volvo-n XC60 si World Car of the Year (Makina e vitit në rang botëror) për vitin 2018.
Njoftimi është bërë publik në Sallonin e New York-ut i cili do të zhvillohet në periudhën 30 mars – 8 prill.
Finalistët e tjerë ishin Mazda CX5 dhe Range Rover Velar. Volvo fiton kështu çmimin e dytë të rëndësishëm brenda një viti. Kujtojmë këtu fituesen tjetër që është Volvo XC40, e cila u shpall para pak kohësh “European Car of the Year”.
Vlen të thuhet se Volvo ka ndërmarrë një rrugëtim të ri dhe ambicioz, duke ruajtur ADN e saj suedeze, me orientim drejt sigurisë aktive dhe passive, me sisteme të shumta që garantojnë dhe asistojnë shoferin. Krahas këtyre tipareve, Volvo ka qenë e aftë të ofrojë edhe një design të rinovuar që ka marrë konsensiuse të gjera në shkallë botërore dhe ka arritur të ofrojë modele bindëse në segmente të ndryshme të tipologjisë SUV, segmenti aktualisht më agresiv në treg.
Në konkursin World Car of the Year, kategoritë e tjera kanë patur fituesit e mëposhtëm:
Audi A8 është fituese në kategorinë Luxury Car (makina më e mirë luksoze) duke kryesuar mbi Porsche Panamera dhe Cayenne.
BMW M5 fiton në kategorinë Performance Car (makina performante) duke mundur Honda Civic Type R dhe Lexus LC500.
Range Rover Velar Car fiton çmimin Design of the Year (Makina me design më të mirë) me finalistë të tjerë Volvo-s XC60 dhe Lexus LC500.
Volkswagen Polo fiton në kategorinë Urban Car of the Year, kundrejt Suzuki Swift dhe Ford Fiesta.
Nissan Leaf, fitues i kategorisë Green Car (makina ekolgjike), kundrejt BMW 530 iPerformance dhe Chrysler Pacifica Hybrid.