na ndiq ne

Volvo XC40 shpallet “Makina e Vitit 2018”

03/02/2018

“Makina e vitit” është një konkurs i përvitshëm që organizon revista prestigjioze angleze “WhatCar”.
Ky konkurs zhvillohet që prej vitit 1978 dhe parashikon një system votimi (tashmë online) për çdo kategori në të cilën expertët e revistës vendosin se cilët janë kandidatët në bazë të disa kritereve relative për çdo segment. Këtë vit, kandidatët në garë ishin 114 modele të prezantuara për publikun në vitin 2017, të ndarë në 17 kategori.


Përveç fituesit të çdo kategorie, konkursi parashikon edhe “Fituesin e Madh” i cili është modeli që më shumë se çdo model tjetër bind për inovacionin dhe cilësitë e mira që ka në raport me çmimin, segmentin dhe konkurrentët.

Për revistën angleze “Makina e Vitit 2018” është Volvo XC40, anëtari më i ri i familjes Volvo në segmentin SUV i cili u shpall edhe fituesi i kategorisë së tij “Suv Familjar”. Ky model duket se bindi publikun anglez për sa i përket sigurisë, hapësirës dhe teknologjisë që ky model ofron. Natyrisht, edhe pse experienca e guidës në këtë segment nuk është kriteri kryesor, duket se XC40 ofron një ekuilibër të mirë edhe në këtë drejtim.

Në do të ofrojmë një trajtim të plotë të modelit duke filluar nga muaji mars kur pritet që makina të vijë në Koncesionarin zyrtar VolvoCars Albania.

Prodhuesi suedez rikonfirmohet lider në siguri edhe për publikun anglez i cili votoi modelin XC60 si makina më e sigurtë.
Ndërkohë që listën e plotë me secilin fitues mund ta konsultoni më poshtë, ka edhe disa gjëra që na tërhoqën vëmendjen. Një fitues tjetër i madh në këtë konkurs është Grupi Volkswagen, me plot 8 modele fituese dhe me kandidatë thuajse në çdo kategori, gjë që dëshmon një rritje në preferencat e përgjithshme edhe të markave Seat dhe Skoda, përveç markave të tjera premium dhe ekskluzive të grupit. Gjithashtu, konfirmohet edhe preferenca dominante e modeleve europiane kundrejt atyre aziatike apo amerikane, pavarërisht se prodhuesi me “Yll”, shumë i dashur nga publiku shqiptar, nuk ka fituar në asnjë kategori.

Duke parë listën më poshtë, sa mendoni ndryshon publiku shqiptar nga ai anglez?


Kategoritë dhe fituesit e çmimit “Makina e Vitit 2018”
Makinë qyteti – Kia Picanto,
Makinë e vogël – Seat Ibiza,
Makinë familjare – Skoda Octavia,
Suv i vogël – Seat Arona,
Suv familjar – Volvo XC40,
SUV i madh – Peugeot 5008,


Suv Luksoz – Audi Q7,
VAN (ose monovolume) – Volkswagen Touran,
Station Wagon – Skoda Superb (në seksionin Prova, së shpejti prova jonë e plotë).
Hot hatch – Honda Civic Type R,

Kabrio – Maxda MX,
Coupé – Audi TT,
Makinë sportive – Giulia Quadrifoglio,
Makinë Elektrike – Nissan Leaf,
Makinë hibride – Hyundai Ioniq,
Executive Car – Audi A4,
Makinë luksoze – BMW Seria 5,
Çmimi i lexuesve – Jaguar I-Pace,
Makina më e sigurtë – Volvo XC60,
Makina më teknologjike – Tesla.