na ndiq ne

Volvo S90 Ambience “Concept”

07/05/2018

Në sallonin e Pekinit, Volvo, që tashmë ka në Kinë një fetë të madhe të klientelës, propozon Ambience Concept,një version special i sedanit luksoz i cili përveçse tejet komod, propozohet me risi të denja për business class. Në mungesë të sediljes së parë të krahut të pasagjerit, ekzemplari pajiset me dy kolltukë të pasëm, një sistem audio ulërimë dhe parfume që rikrijojnë deri në gjashtë ambiente të ndryshme në kabinë.

Sigurisht jemi duke folur ende për një prototip. Modeli luksoz Volvo S90 është përdorur nga shtëpia suedeze si model bazë për një ekzemplar unik që debutoi në Sallonin e Makinës në Pekin, i mbyllur pak ditë më parë. Theksi është vendosur në rishikimin e ambjentit të brendshëm në mënyrë që të përmirësohet komforti dhe pasagjerët që qëndrojnë mbrapa të udhëtojnë në mënyrë sa më komode. Ky model është pagëzuar me emrin S90 Ambience Concept dhe bazohet tek modeli S90 Excellence, varianti që do të shkojë në Kinë, i cili propozon komoditetin maksimal në bord.

Sedilja e përparme nga ana e djathtë mungon tërësisht dhe sediljet e pasme, në formën e dy kolltukëve tekë mund të zgjaten duke u kthyer në kolltukë të vërtetë. Modeli Ambience Concept shkon përtej konceptit të luksit. Sipas deklaratave të Volvos, mund të personalizohet nëpërmjet një aplikacioni në mënyrë që brenda kabinës të krijohen deri në shtatë ambjente dhe atmosfera të ndryshme. Ky objektiv shumë ambicioz do të arrihet nëpërmjet projektimit të imazheve në tavanin e kabinës.

Gjithashtu një rëndësi të vecantë në projektim ka patur kujdesi që i është kushtuar nuhatjes nëpërmjet parfumeve të zgjedhur me kujdes. Tingujt që vijnë nga impianti audio Bowers and Wilkins i fuqizuar në këtë version nga amplifikatorët tek mbështetësja e kokës, garantojnë në eksperiencë të plotë multisensoriale.

Pasagjerët do të shijojnë pamje që të kujtojnë pyjet skandinave, dritat e veriut, pjesët teatrale, ngjyrat e natës, lirinë dhe zhurmën e shiut.

Ky ekzemplar, përveç se një objekt me interes të veçantë për tregun kinez, tregon se Volvo ka marrë seriozisht edhe klientelën business, siç dihet tekanjoze por e kamur nga ana financiare. Çdo ditë, specialistët e prodhuesit suedez punojnë në mënyrë konstante për të gjetur alternativa të kënaqshme në mënyrë që të prodhojnë modele gjithnjë e më unike.