na ndiq ne

Volvo XC40 shpallet “Makina e Vitit” në Europë

10/03/2018

Duket se SUV-i më i ri i prodhuesit suedez, Volvo XC40, që është edhe më i vogli, nis karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme duke koleksionuar vlerësime të njëpasnjëshme. Të parat janë ato të tregut,  ku shitjet provojnë se Volvo ka qëlluar në shenjë me këtë Suv të ri. Së dyti, XC40, pas vlerësimit nga revista angleze “WhatCar” ka fituar çmimin Europian “Makina e Vitit 2018”.

Ky është një çmim i rëndësishëm Europian, ku një juri e përbërë nga 60 gazetarë të specializuar, nga 23 shtete të ndryshme jep vlerësimet mbi modelet e përzgjedhura më parë në një listë selektive.

Siç parashikon rregullorja, finalistet ishin shtatë: Alfa Romeo Stelvio, Audi A8, Bmw Seria 5, Citroën C3 Aircross, Kia Stinger, Seat Ibiza dhe Volvo XC40.

Një zhgënjim i madh ka qenë për publikun italian mungesa e vlerësimit për SUV-in “made in Italy” i cili në përgjithësi është trajtuar mirë nga shtypi ndërkombëtardhenë fakt, puna e inxhinierëve italianë është e lavdërueshme.

Segmenti Suv duket se ka edhe vlerësimin e gazetarëve të specializuar, të cilët vjet kanë votuar modelin 3008 nga Peugeot.

Podiumin këtë vit e kompletojnë Seat Ibiza, në vendin e dytë dhe BMW Seria 5 në vendin e tretë. Diçka ka shkuar keq edhe kundrejt Audi-t A8, e cila në segmentin “F – Luxury” është me siguri modeli më inovativ, i vetmi me guidë autonome të nivelit të tretë dhe me një sërë opsionesh prej një filmi të vërtetë fantastiko – shkencor.