Volkswagen Touareg në prag të debutit
Volkswagen Touareg afrohet përditë e më shumë debutit zyrtar, i cili siç bën me dije zyra e shtypit të prodhuesit gjerman do të jetë më 23 mars në Pekin, në koincidencë të autosallonit që do të zhvillohet një muaj më vonë.
Një nga simbolet e viteve të fundit për markën gjermane “makina e popullit”, Touareg është tashmë gati dhe po kompleton kolaudimet e fundit.
Shifra rreth 1 milion makina të shitura në të gjithë botën për dy gjeneratat e mëparshme, është një tregues domethënës dhe një element që rrit pritshmëritë, megjithëse ndër vitet e fundit konkurrenca është rritur shumë edhe brenda familjes së madhe Volkswagen.
Në fakt edhe pse ende i pazbuluar, dimë jo pak për Touareg-un e ri, nisur nga baza mekanike Mlb Evo, e përbashkët me “kushërinjtë” e tjerë të grupit si Audi Q7, Bentley Bentayga, Lamborghini Urus dhe Porsche Cayenne.
Duket se ky vit i ri ka filluar me hov për kompaninë gjermane, që zëra ende të pazyrtarizuar thonë se 2017 e mbylli duke parakaluar Toyotën e duke marrë kështu fronin e Grupit nr. 1 në botë.
Touareg-u i ri duket se qartëson edhe një herë standarded e markës duke e rritur edhe më shumë nivelin me një design ekspresiv që tregon edhe karakterin e fortë të makinës – pohon Klaus Bischoff, kreu i repartit të design-it për Volkswagen.
Standarded duket se janë rritur edhe në drejtimet e sigurisë, asistencës në guidë dhe një performance dinamike. Risitë përfshijnë edhe aksin e pasëm aktiv (timoni komandon edhe rrotat e pasme) amortizatorë me ajër adaptivë e shumë gjëra të tjera.
Ndërkohë që fotot, megjithëse ende të pjesshme, zbulojnë mjaft nga modeli i ri, më 23 mars do të kemi mundësi të vlerësojmë të plotë krijesën e fundit “Made in Germany