na ndiq ne

Volkswagen Touareg 2018

23/12/2017

Volkswagen Tuareg, e prezantuar për herë të parë në vitin 2002, duket se po i afrohet tashmë gjeneratës së tretë. Ende nuk ka asgjë zyrtare nga grupi Volkswagen, por duket se diçka konkrete po lëviz në drejtim të segmentit SUV të përmasave të mëdha dhe ky model, nëse bëhet fjalë për Volkswagen, atëherë quhet Tuareg.

Versioni i ri do të jetë shumë i ngjashëm me modelin Volkswagen T-Prime Concept GTE, një koncept, siç e thotë vetë emri, por që me sa duket do të jetë stili i ri i modeleve Volkswage.
Tuareg i gjeneratës së tretë do të jetë më i madh dhe më teknologjik. Nga ana e përmasave, dyshojmë se do të tejkalojë gjatësinë prej 5m, duke qenë se do tëbazohet në platformën MLB Evo, e njëjta ku bazohen edhe SUV-ët e tjerë prestigjiozë të grupit Volkswagen si Audi Q7, Bentley Bentayga dhe Lamborghini Urus, të gjitha mbi 500 cm të gjata.


Duket se segmenti SUV do të jetë në qendër të planeve të zhvillimit të grupit Volkswagen dhe kjo duket të jetë një zgjedhje e motivuar në parashikimet e rritjes së sektorit do të jenë mbi 25% deri në 2023. Volkswagen në këtë sektor parashikon të lançojë 19 modele të reja dhe një nga më të rënesishmet këty është padyshim Touareg, SUV-i i parë i prodhuar nga Wolfsburg.


Për sa i përket stilit, Touareg i ri do të marrë diçka nga Arteon, për sa i përket pamjes ballore dhe në veçanti mascherinos, që është edhe fytyra e re e modeleve Volkswagen, siç e tregojnë edhe fotot.
Volkswagen Touareg do të rinovohet plotësisht për sa i përket edhe pajisjeve të brendshme dhe anës teknologjike. Kështu, siç shihet në foto, kruskoti do të jetë i gjithi “touch” ose me prekje dhe nuk do të ketë butona. Në qendër të kruskotit do të ketë një monitor të madh për funksionet infotainment.
Përveç motorëve tradicionalë me benzinë dhe naftë, Touareg i ri do të jetë edhe hibrid. Me siguri mendojmë se do të përdoret motori turbodiesel 3.0, V6 me 270 kuaj fuqi, pasi në Europë është shumë i preferuar, por një propozimi interesant dhe i ri është një tjetër.


Versioni hibrid do të bazohet në njësinë 2.0 me benzinë dhe zhvillon 253 kuaj fuqi. Kësaj i shtohen 160 kf të motorit elektrik dhe fuqia totale bëhet mbi 400 kuaj fuqi. Ndërkohë, në përdorim vetëm elektrik, autonomia do të jetë rreth 50km, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të bërë distancat e zakonshme shtëpi-punë dhe kthim.