na ndiq ne

Volkswagen shpalos plane rinovimi rrënjësore

18/04/2018

Grupi Volkswagen duket se po kalon një fazë të rëndësishme ndryshimesh ku më të prekshmet ishin ato të ekipit drejtues. Së pari Herbert Diess do të jetë CEO i ri i grupit për një mandat pesëvjeçar duke zënë kështu vendin e Matthias Müller. I gjithë grupi do të ketë ndryshime në strukturën përbërëse dhe në ndarjen e territoreve të markave të ndryshme.

Përveç modeleve të reja që përgatiten në segmente të ndryshme, vetë Volkswagen bëhet gati të rifreskohet disi për nga ana e imazhit të markës. Duket se studime të ndryshme kanë evidentuar disa pika që marka nga Wolfsburg do të donte t’i ndryshonte dhe kështu do të jetë. Disa ndryshime do të jenë çështje detajesh, por disa të tjera shumë më të dukshme. Ky i fundit do të jetë rasti i logos Volkswagen, për rinovimin e të cilës po punohet për ta inauguruar gjatë vitit në vazhdim.

Sipas komunikimit nga Jochen Sengpiehl, drejtori i Marketingut të VW, logo e re do të prezantohet me lançimin e dy modeleve të reja: I.D. Neo dhe të gjeneratës së tetë të mitit me emrin Golf.

Ky model, i pari i familjes që do të pasojë më tej, do të jetë në qendër të strategjive të Volkswagen. Me këtë linjë të re modelesh, duket se e gjithë strategjia Volkswagen duhet të bëjë vend për diçka të re por të qendrueshme, duke parë që konkurrenca në të ardhmen do të përforcohet jo vetëm nga prodhuesit tradicionalë por edhe nga kompanitë hiTech, siç është rasti i Google, Uber apo Waymo.

Pavarësisht detajeve, objektivi finaldo të jetë krijimi i një ekosistemi për lëvizshmërinë e të ardhmes dhe ky vizion i ri ka nevojë për një përqasje të re, duke filluar nga vetë marka Volkswagen.

Ndër tëtjera, marka e re do të rinovohet edhe nga pikëpamja aplikative, duke konsideruar elementë design-i që të optimizojnë pamjen e logos dhe elementëve të tjerë edhe për ekranët e celularëve, jo vetëm në maskerinot e makinave.

Interesant dhe pararojë ky këndvështrim që konsideron se si në markë sot jeton më shumë në platformat dixhitale sesa në objektet tradicionale, qofshin këto edhe makina.