Volkswagen ID.3 kundër Golf VIII
Fillim i mbarë për familjen “ID”
Pak kohë më parë, Porsche Albania ka prezantuar modelin e ri elektrik të familjes “ID” nga Volkswagen.
I pagëzuar saktësisht ID.3, ky model i ri i “makinës së popullit” duket se e ka nisur me këmbë të mbarë, duke u bërë gati makina më e shitur në Europë.
Në fakt, në Top10 modelet më të shitura në muajin dhjetor të vitit që kaloi, vendin e parë e zë sërish Volkswagen, me Golf-in që me sa duket mbetet një mit i paoksidueshëm, me 29.949 njësi të shitura të gjeneratës VIII.
Volkswagen ka deri tani saktësisht 68.000 ID.3 prej të cilave 56.500 njësi janë dorëzuar klientëve. Ajo që bie në sy është gjithashtu fakti që shitjet kanë qenë në rritje, sepse gati gjysma e shitjeve është realizuar në muajin dhjetor, saktësisht 26.987 njësi.
Volkswagen ID.3 bëhet kështu edhe makina elektrike më e shitur e Grupit Gjerman, duke lënë pas Audi e-Tron dhe Volkswagen e-Golf.
Ajo që bie në sy është fakti që (edhe pse për pak) ID.3 ka lënë pas edhe Tesla Model 3, e cila siç e dimë ka më shumë kohë në treg dhe klientët e njohin prej më shumë kohësh.
Familja e makinave elektrike Volkswagen do të pasurohet së shpejti me modelin Suv ID.4 dhe Suv Coupé ID.5. Cila do të jetë përgjigjia e tregut për këto modele është e vështirë të parashikohet, por duke qenë se këto modele kanë shumë të përbashkëta me njëri – tjetrin, pikënisja nuk mund të ishte më e mirë.
10 makinat më të shitura në Europë, dhjetor 2020:
- Volgswagen Golf VIII – 29.949 njësi
- Volkswagen ID.3 – 26.987 njësi
- Tesla Model3 – 23.900 njësi
- Renault Clio – 22.959 njësi
- Peugeot 208 – 20.832 njësi
- Toyota Yaris – 20.667 njësi
- Renault Captur – 18.882 njësi
- Skoda Octavia – 18.535 njësi
- Peugeot 2008 – 18.112 njësi
- Fiat 500 – 17.171 njësi