na ndiq ne

Volkswagen dhe Ibm: We Commerce

29/09/2017

Shtëpia gjermane dhe “Big Blu” do të zhvillojnë së bashku shërbime inovative të ndërlidhjes dixhitale nëpërmjet një akordi që kanë nënshkruar midis tyre dhe që do të zgjasë pesë vjet.

Ky projekt i përbashkët do të lidhë makinat dhe automobilistët me risi pozitive për këta të fundit. Partneriteti është pjesë e programit FAST të Volksvagen-it dhe trajton përmirësimin e bashkëpunimit me furnitorë të ndryshëm. Qëllimi është të krijohen produkte dhe shërbime të reja për ndërlidhjen e automjeteve.

Obiektivi i këtij akordi midis Volkwagen dhe Ibm është zhvillimi i shërbimeve dixhitale të personalizuara për shoferin, në mënyrë që të krijohet një ndërlidhje sa më e mirë midis makinës dhe shoferit.

Bashkëpunimi fillon me programin “We Commerce”. Të dyja kompanitë kanë zhvilluar një produkt të përbashkët në brendësi të ekosistemit dixhital Volkswagen WE. Ky program është krijuar për të furnizuar me këshilla të personalizuara shoferët në bazë të preferencave dhe zakoneve të tyre.

Ky sistem është i llojit të hapur. Shërbimet e reja të menaxhuara nga një sistem “cloud-computing”, do të jenë pjesë e një ekosistemi të hapur edhe për përdorime të reja nga palë të treta të lidhura direkt ose indirekt me “shoferët”. Koncesionarët, karburantet, restorantet dhe hotelet tashmë mund të propozojnë oferta të personalizuara për cdo automobilist.