na ndiq ne

Toyota Rav4 e re

17/03/2018

Toyota ka ngjallur mjaft kureshtje me imazhin Teaser te modelit të ri Rav4. Imazhi kundër dritës në fakt paraqet vetëm një siluetë të modelit të ri, por që duket se tregon mjaftpër nga design-i i jashtëm dhe karakteri i SUV-it më të shitur në botë. Toyota Rav4, ka shitur vetëm vitin e kaluar mbi 805.000 njësi dhe përfaqëson një nga modelet më të rëndësishme të prodhuesit japonez.

Modeli i ri duket të jetë më muskuloz dhe mund të huazojë detaje nga modeli “concept” Toyota FT-AC, i prezantuar në sallonin e autos në Los Angeles, një model mjaft frymëzues dhe më europian në linja dhe karakter, duke u bërë kështu një kërcënim edhe më i madh për konkurrencën europiane.