na ndiq ne

TiBO sjell tv në automjetin tënd

24/10/2020

 Një nga gjërat e pathëna ose më saktë të pathëna sa duhet është edhe fakti që makina është një mjet qejfi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me llojin e guidës apo makinës sportive, por shpesh ka të bëjë me përdorimin e saj.

Ndodh shpesh që gjendemi në makinë dhe duhet të presim për një kohë të gjatë dhe gjatë asaj kohe na shtohet stressi sepse nuk dimë çfarë të bëjmë.

Më në fund diçka inovative shfaqet në horizont. Tibo, ka menduar ndër të tjera edhe për automobilistët. Nëse je i fiksuar pas programeve televizive, filmave apo sportit, TiBo ka gjithçka ju nevojitet.

Atyre që janë të dhënë pas LIVE TV apo Sport Live, me siguri do t’u pëlqente të dinin se të parit TV në makinën tuaj është aq e lehtë sa regjistrimi në një shërbim si TIBO dhe shkarkimi i aplikacionit përkatës për telefonin ose tabletin tuaj Mobile TV në Play Store apo Appstore.

Merr tani TiBO edhe në ekranin e automjetit tënd dhe kështu gjatë bllokimit në trafik apo duke pritur të të lirojnë vendin në parkim mund të shohësh ekipin e zemrës ose programin live që nuk dëshiron ta humbasësh.

Kujdes! Siguria natyrisht është gjithmonë e para dhe duhet të bëni kujdes maksimal. Sigurohuni që mjeti juaj është i ndaluar në momentin që jeni duke përdorur TiBO nëse po udhëton vetëm. Në çdo rast tjetër të gjithë pasagjerët që mund të ndodhen të pranishëm janë të lutur të shijojnë me plotë gojën një eksperiencë ndryshe.

Mos harro, TiBO mendon për të gjithë familjen por sidomos për vogëlushët tuaj të cilët kanë mundësi të zgjedhin midis një game të gjerë të filmash të animuar LIVE apo në Videotekën On Demand e cila përfshihet DHURATË në çdo abonim.

Tibo, … më shumë se TV