na ndiq ne

Tesla SEMI rekord shitjesh

27/12/2017

Duket se kamioni i parë elektrik “Semi”, i propozuar nga Tesla, po korr një sukses të paparashikuar. Prodhimi i tij është planifikuar për 2019 por Tesla ka grumbulluar që tani mbi 400 kërkesa reale të cilat janë rregjistruar me një paradhënie prej 5.000eur secila.

Vetëm UPS, kollosi amerikan i postës së shpejtë ka porositur 125 të tillë për një vlerë totale baraz me 25 milionë dollarë. UPS nuk ka informuar mbi territorin e përdorimit të kamionëve, por normalisht do të jetë Amerika, ku Tesla ofron “shtylla” karikimi të fuqishme të shpërndarë në një rrjet të gjerë distributorësh benzine.

Një tjetër kollos amerikan i interesuar në këtë produkt inovativ ështe edhe Pepsi, me 100 kamionë të porositur si dhe Walmart, rrjeti i supermarketeve, për një sasi pak më pak se 100 njësi, dhe pjesa tjetër nga kompani të tjera.

Duket se përveç ambjentit, kompanitë janë të interesuara natyrisht edhe drejt “xhepit”. Kështu, nisur nga thjeshtësia tipike e motorëve elektrikë, Semi duket se konsiderohet si më pak difektoz përveç se me mirëmbajtje shumë herë më ekonomike sesa një kamion tradicional me naftë. Përveç kësaj, edhe vjetërimi duket se është më i ngadaltë në krahasim me automjetet tradicionale pasi motori elektrik është më rezistent sesa ai endotermik dhe nëse flasim për kamionë, kilometrat e përshkuar mund të jenë pafund.