na ndiq ne

Tesla Model X rimorkion një Boeing 787-9

17/05/2018

Prodhuesi amerikan, pas një fushate të gjatë përfoljesh mbi pamundësinë e kompanisë për të prodhuar bilance pozitive, ka dashur t’i tregojë edhe një herë të gjithë opinionit publik se ai është i sigurtë në rrugën e tij.

Si e ka bërë ai këtë? Duke vendosur një rekord te ri Guinness në një iniciativë jo të re për lexuesit, por duke e çuar atë në një nivel të ri.

Për çfarë bëhet fjalë? Eksperimenti është sa i thjeshtë aq edhe simbolik për makina të segmentit SUV dhe ka të bëjë me kapacitetin tyre të tërheqjes. Për të treguar që edhe makinat elektrike, ose më mirë edhe një SUV Tesla, është në gjendje të tërheqë lirshëm rimorkio të peshave të mëdha, prodhuesi amerikan në bashkëpunim me linjën ajrore Qantas, kanë organizuar një test sigurisht jo fort të zakonshëm. Madje aq i jashtëzakonshëm është ky test saqë i garantoi Tesla-s një vend në librin e rekordeve Guinnes.

Provën në fjalë e kanë bërë më parë edhe prodhues të tjerë me modele të ndryshme. Ky lloj testi është shpikur në vitin 2006 nga Volkswagen kur për të treguar muskujt e motorit V10, një Touareg tërhoqi një Boeing 747 me shpejtësi deri në 8km/h. Duken pak por kujdes: 747 peshon mbi 150 tonë. Një tjetër model i grupit gjerman, një Porsche Cayenne, ka përsëritur testin në 2017 duke hyrë të parët në librin Guinnes me modelet Diesel S, me 385 kuaj fuqi dhe Turbo S me 570 kuaj fuqi. Në rastin e Cayenne-it, avioni i tërhequr ishte një Airbus A380 dhe distanca e përshkuar ishte 42 metra.

Testi i realizuar nga Tesla Model X, i ngjashëm me dy të parët, për momentin mbetet rekordi më i lartë deri tani.

Modeli i përzgjedhur për këtë test, siç e thamë ishte SUV-i elektrik Tesla Model X dhe ekzemplari që do të shërbente ishte një Boeing 787-9 gjigand. Për të gjithë ata që nuk e dinë se për çfarë po flasim, Boeing 787-9 është një avion i madh me kapacitet që varion nga 240 – 335 vende. Ky avion është i gjatë 63 metra dhe peshon mbi 130 tonë.

Testi u zhvillua në Melbourne me një prani zyrtare nga Guinness World Record të cilët verifikuan detajet e testit dhe matën distancën. Tesla Model X ka tërhequr një Boeing 787-9 për 300 metra. Kapaciteti normal i tërheqjes së Model X është 2.5 tonë dhe në këtë test, tejkalohet 50 herë ky kapacitet.

Versioni i Model X i përzgjedhur për këtë test ishte P100D, i cili ka 611 kuaj fuqi dhe 970 Nm momentin rrotullues. Natyrisht duke qenë në SUV ka dhe tërheqjen 4×4.

Klikoni videon më poshtë për më shumë detaje!