na ndiq ne

Skoda Kodiaq RS zbulon anën e saj sportive

19/06/2018

Skoda Kodiaq duket se ndër të tjera synon të tregojë se ka edhe muskuj përveç soliditetit dhe ADN gjermane si pjesë e grupit Volkswagen. Si në traditën e prodhuesit çek, pavarësisht numrit të vendeve apo llojit të karrocerisë, modeli sportiv quhet RS. Në timonin e një Skoda Kodiaq në konfigurimin me shtatë vende, pilotja e njohur Sabine Schmitz shënon një rekord të ri.

Asaj iu deshën vetëm 9 minuta dhe 29 sekonda për të përfunduar xhiron në pistën e njohur gjermane në Nürburgring. Koha e re e shënuar nga një model serie ka bërë të mundur që versioni sport utility të meritojë titullin Suv-i më i shpejtë i Nordschleife me shtatë vende.

Versioni i ri RS i Skoda Kodiaq do të zbulohet për publikun në tetor në sallonin e Parisit dhe do të jetë disponibël për shitje në javët në vijim. Sipas hipotezave, në kofanon e modelit Kodiaq RS teknikët e markës Skoda  kanë montuar të njejtin motor 2.0 BiTDI (me dy turbo)  sikurse motori që gjendet tek modeli Volkswagen Passat me 240 kuaj fuqi.

Përvec motorit, modeli i ri Suv do të jetë i pajisur edhe me një aset sportiv më të ngurtë dhe më të ulët dhe me një sistem frenimi të përmirësuar, përvec paketës ekskluzive RS nga ana estetike. Pilotja Sabine Schmitz, tashmë mund të quhet një pilote “veterane” për nga eksperienca e saj e madhe, me një eksperiencë që shënon mbi 30 mijë xhiro në pistën e Nordschleife-s.

“Nuk ishte aspak problem për mua të realizoja këtë kohë. Qëllimi im kur i jap një maine është të tregoj cilësitë e saj duke e provuar vetë atë. Teknikët e Skoda-s kanë bërë një punë shumë të mirë me këtë model. Makina është zbavitëse kur i jep, ajo ka një ekuilibër të mirë dhe frenat bënë detyrën shumë mirë. Të kemi parasysh që kjo makinë është një SUV familjar, kështu që më gjeni një SUV tjetër familjar që mund të bëjë këtë kohë” ka deklaruar ajo në videon e publikuar me xhirimet në pistë.

 

Kliko per videon e plotë të rekordit: