na ndiq ne

Oferta Opel Astra dhe Crossland X

28/04/2020

Opel Noshi sjell çmime të papërsëritshme për dy nga modelet më të shitura

Ndërkohë që karantina vjen duke u zbutur dhe të gjithë ne jemi të etur për t’u rikthyer në realitet, konçesionari zyrtar Opel në Shqipëri ka menduar mirë të bëjë disa oferta interesante për t’i dhënë një ndihmesë të rëndësishme të gjithë atyre që janë duke menduar të ndërrojnë makinën.

Opel Noshi është duke ofruar dy nga modelet Opel më të shitura që i shkojnë ndesh shijes së tregut. Njëri nga këta modele është Opel Astra, një best seller historic tashmë dhe modeli tjetër, për të gjithë ata që preferojnë guidën e “lartë” është Opel Crossland X.

Oferta për Opel Astra është e vlefshme për versionin “K Enjoy”, me motor 1.400 kubikë me motorin Turbo ECOTEC Direct Injection i cili zhvillon 150 kuaj fuqi. Oferta përfshin një listë të gjatë pajisjesh opsionale. Si fillim parashikohet kambio automatike, një kërkesë e padiskutueshme e tregut tonë, por lista vazhdon edhe me opsione të tjera që e bëjnë makinën të pajisur me çdo pajisje dhe sistem bashkëkohor të nevojshëm. Lista e opsioneve parashikon:

  • Ekran Touch Screen 7”
  • Bluetooth
  • Klimatizator automatik me dy zona
  • Xhama te erret mbrapa
  • Sensore Parkimi para dhe mbrapa
  • Disqe Alumini 16”
  • Frena dore elektrike,
  • Sistem Start and Stop, etj.

Çmimi i ofertës është 15.800 euro dhe në të përfshihen edhe vendosja e targave dhe përgatitja e dokumentacionit për të patur “çelësat në dorë” dhe për t’u nisur menjëherë drejt destinacionit tuaj të preferuar.

Oferta për Opel CROSSLAND X është e vlefshme për versionin “Innovation” me motor 1.200 kubikë me benzinë, me fuqi 130 kuaj. Edhe në këtë rast përfshihet kambio automatike dhe një listë e kënaqshme opsioniesh:

  • Ekran Touch Screen 7”
  • Bluetooth
  • Klimatizator automatik me dy zona
  • Xhama te erret mbrapa
  • Sensore parkimi para dhe mbrapa
  • Kamera parkimi
  • Disqe Alumini 17” BI-Color
  • Fenerët LED-Matrix, etj.

Çmimi i ofertës për Opel Crossland X është është 16.900 euro dhe si në rastin e Astra-s mund të quhet “çelësat në dorë”.

Ndërkohë, për të gjithë ata që janë klientë Opel apo marrin shërbime për makinat e tyre tek servisi i Opel Noshi-t, orari i punës është 08.00 – 16.00.

Kliko këtu për ofertën e Oferta Opel Astra K Enjoy:

 

Kliko këtu për ofertën e Oferta Opel Crossland X Innovation: