Mercedes-Benz CLS i ri endet sekret
Mercedes Benz CLS është një model mjaft i suksesshëm i prodhuesit gjerman të “Yllit” i cili debutoi per herë të parë në vitin 2005. Coupé-ja luksoze u prit me skepticizëm në fillim, por më shumë se 165.000 klientë treguan se ky model ishte i duhuri për ta.
CLS vjen e rinovuar në vitin 2010 duke ripërsëritur pak a shumë suksesin e modelit të parë. Por duket se pas tetë vitesh në treg dhe konkurrencës që troket nga të gjitha anët, Mercedes duhet të lëvizë sërish.
Nga disa foto spiune duket se gjenerata e tretë CLS-së është gati për lancim. Duhet të besojmë se modeli i ri është i përfunduar përderisa është parë në rrugë në qarkullim. Modelit i ri pritet të prezantohet në muajt e ardhshëm që të mund të jetë disponibël për tregun përgjatë vitit 2018.
Nga sa mund të dallojmë nga fotot e vjedhura, makina nga jashtë ruan linjat e një berline-coupé sic ka qenë gjithmonë, duke i qendruar besnike stilit të Mercedesit, në veçanti modeleve të fundit të familjes. Design-i i kabinës dhe profili i xhamave mbeten të njëjtë me modelin paraardhës ndërsa pjesa ballore dhe e pasme pësojnë ndryshimin më të madh. Në pjesën e përparme maskerino mbetet evidente, ndërsa fenerët janë të ngjashëm me A Class të ri. Në pjesën e pasme fenerët kanë një formë si trekëndore dhe shtrihen pjesërisht tek zona e dyerve. Ndryshimet në pjesën anësore përfshijnë linjat e thjeshtuara dhe parafangot e zbutur, ndryshe nga modelet paraardhës, por në harmoni me stilin aktual të makinave të prodhuaranga Mercedes.
Në pjesën e brendshme dallohet shumë pak nga larg, por duket se kilometrazhi tradicional (jo dixhital). Kjo mund të jetë një pjesë ende provizore, për të ruajtur sadopak elementë sekret, por mund të jetë edhe një version bazë, me siguri i zëvendësueshëm nga opsionet dixhitale Led sinë versionet E apo S Class.
Nga ana motorike ende nuk dimë shumë por besojmë se do të ketë ngjashmëri me E Class duke shpresuar në risi hibride dhe në versione të fuqishme sportive AMG siç e do tradita.