Jeep Renegade 2018
Jeep Renegade është SUV më i vogël i prodhuesit amerikan. Në qarkullim prej katër vitesh, ka vendosur të bëjë disa rinovime të vogla në “look” dhe veçanërisht në sistemin e ri infotainment.
Jeep Renegade vazhdon të ruajë motorët me benzinë, me naftë dhe me gaz njësoj si modeli i mëparshëm. Gjendet nëpër koncesionarë në versione dhe çmime të ndryshme. Versioni Sport është i pajisur me motor 1.6 benzinë me 110 kuaj fuqi. Versioni Trailhawk ka tërheqje integrale 4×4 dhe është i pajisur me një motor më afër tipologjisë tradicionale siç është motori 2.000 kubikë Turbodiesel që zhvillon 170 kuaj fuqi. Në këtë rast, makina është e pajisur me dhe kambio automatike me nëntë marshe. Me naftë por një motor interesant, duke konsideruar edhe përmasat e Renegade-t, është motori 1.6 Multijet Limited DDCT, me kambio (të robotizuar) me dopio freksion dhe terheqjen përpara.
Modeli bazë ka një pajisje të mirë dhe përfshin disqe 17”, klimatizator me dy zona, Cruise Control aktiv, sensorë distance përpara dhe mbrapa dhe sistemet e sigurisë si lajmërim në rast të ndryshimit të korsisë dhe frenimi automatik në rast rreziku.
Nga brenda Jeep Renegade nuk ka ndryshuar në arkitekturë dhe ofron sërish hapësirë optimale. Pozicioni i lartë i guidës mbetet një nga pikat e forta dhe është edhe mjaft komod, përveçse i dobishëm në kushte fuoristrade.
Rinovimi ka prekur pjesën e bllokut të komandave ku tre butonat e mëdhenj rrotullues të kondicionerit janë shndërruar në butona me prekje. Duken intuitivë në përdorim edhe ngaqë bazohen në të njëjtin sistem të kolauduar të modelit tjetër të familjes Jeep Compass (kliko për artikullin e Jeep Compass).
Midis sediljeve gjendet një hapësirë e përshatshme për të vendosur sende të holla si për shembull një smartphone. Xhepat e dyerve nuk janë gjigandë por ende të përshtatshëm dhe të dobishëm. Forma e derës së bagazhit dhe lartësia jo shumë e madhe nga toka (rreth 74 cm) lehtësojnë vendosjen e ngarkesave.
Çmimi fillestar 16.900euro tingëllon mjaft konkurrues nëse jeni duke menduar për një fuoristradë të vogël, me motor ekonomik apo të fuqishëm. Në genet e këtij modeli do të gjeni ADN e një prej markave që ka bërë historinë e automjeteve 4×4. Në vorbullën e modës së makinave SUV, sepse tani SUV e do moda, Jeep Renegade kujton se i ka rrënjët e thella dhe se nuk është bërë për të ecur edhe jashtë asfaltit, por thellë-thellë, ajo aty ka lindur 😉
Për çdo rast, këshilla jonë mbetet që ta provoni Jeep Renegade dhe më tej të gjykoni. Modeli është i disponueshëm në Shqipëri në konçesionarin Automaster, i cili është i vetmi konçesionar zyrtar ekskluziv për markën amerikane.