na ndiq ne

Jaguar I-Pace është “Makina e Vitit 2019”

04/03/2019

Konkursi europian “Makina e Vitit” (Car of theYear) i cili zhvillohet rregullisht çdo vit, këtë vit ka marrë një vendim interesant. Modeli i votuar, përveç se është një markë prestigjioze, është edhe një nga përfaqësueset më serioze të teknologjisë së re të mobilitetit elektrik, por gjithashtu e kategorisë Suv. Me sa duket ky projeksion 4×4 elektrike, duket të jetë një ide konkrete e të ardhmes automobilistike.

Jaguar I-Pace (lexo këtu artikullin tonë të plotë) ka fituar “zemrat” por më shumë mendjet e votuesve të jurisë europiane duke kryesuar mbi modelin sportiv Alpine A110 dhe Kia Ceed (kliko këtu për artikullin e modelit korean).

Vjet ky çmim iu akordua Suv-it suedez Volvo XC40 (lexo këtu artikullin) ndërsa makina e parë elektrike që ka marrë këtë çmim ka qenë Nissan Leaf në vitin 2011 e ndjekur nga Opel Ampera në vitin 2012.

Njëfarë pritshmërie, të paktën për të mbërritur në podium, kishte mbi Ford Focus dhe Peugeot 508.  Modelet e tjera që kompletonin shtatëshen finaliste ishin Citroën C5 Aircross dhe Mercedes A Class.

Si mendoni, do ta votonit këtë makinë edhe për në Shqipëri?