na ndiq ne

IAA Frankfurt 2017

29/08/2017

Për të gjithë të apasionuarit e botës së makinave, Salloni i autos së Fankfurtit në Gjermani do të hapet së shpejti në ditët 14-24 Shtator, 2017. Lajmi i mirë është që nga Tirana për Frankfurt ka fluturime direkte të cilat zgjasin rreth tre orë dhe kushtojnë më pak se 300euro. Një biletë për të hyrë në Sallon kushton 12 euro nqs blihet online për vizita gjatë ditëve të javës, 14 euro gjatë weekend-eve dhe ofrohet mundësia e biletave dyditore për 18 euro. (biletat mund të blihen në www.iaa.de/en)

IAA 2017 përvec risive pa fund, do të ketë edhe disa mungesa ku kryesoret do të jenë Fiat, Alfa, Jeep, Peugeot, DS, Nissan, Infiniti e Mitsubishi së bashku me Volvo, e cila tashmë ka traditë të marrë pjesë vetëm në Gjenevë.

Pavarësisht mungesave më lart, IAA 2017 do të jetë një event unik me të reja të pafundme në të gjithë sektorët duke përfshirë veturat tradizionale, SUV, fuoristrada, makina sportive, etj dhe do të ketë edhe një sektor dedikuar centaurve me dy rrota. Të shumta do të jenë modelet që do të prezantohen për herë të parë për publikun e gjerë.

Dy do të jenë tendecat kryesore të këtij panairi gjigand: guida autonome dhe mobiliteti elektrik.

Në tendencën e parë dallojmë një protagonist mbi gjithë të tjerët: Audi A8, e cila përveç përdorimit masiv të aluminit në përbërjen e saj, është vetura e vetme në botë që sot ofron guide autonome të nivelit të tretë.

Në lidhje me “transportin elektrik” do të gjejmë një numër të madh veturash të cilat janë 100% elektrike me ndotje 0 të cilat tashmë ofrojnë autonomi mbi 500 km.

Nuk do të mungojnë edhe “Supercar” ku një vecanti do të jetë padyshim modeli nga Mercedes-AMG, një makinë që do të kushtojë mbi 2 milion euro dhe ka 1.000 kuaj fuqi.

Një sektor i vecantë i dedikohet “New Mobility World (NMW) – Bota e lëvizjes së re” e cila do të jetë një takim i gjerë gjatë ditëve 14-17 shtator 2017 ku firma të ndryshme makinash, kompani teknologjike, biznese startup dhe aktorë të tjerë të përfshirë dhe të interesuar do të takohen për t’i dhënë formë të ardhmes së lëvizshmërisë.