na ndiq ne

Hyundai Kona

30/09/2017

Kompania koreane prezantoi në Seul modelin e ri Suv Hyndai Kona. Hyundai tashmë është në rritje në të gjithë Evropën. Vetëm në Itali vitin e shkuar janë regjistruar rreth 56.337 makina, kryesisht modelet e reja. Sipas analistëve, lloji më i pëlqyer që do të dominojë tregun në pesë vitet e ardhshme është Suv, segment ku bën pjesë edhe Hyndai Kona.

Frymëzimi për emrin vjen nga një zonë e largët gjeografike, nga gjiri perëndimor i ishujve Hawaii. Kjo zonë është veçanërisht e egër dhe plot aventura dhe sipas Hyundai reflekton më së miri karakterin e makinës.

Hyundai Kona paraqitet me përmasa kompakte: 4,16m e gjatë 1,8m e gjerë dhe 1,55m e lartë.

Pjesët e brendshme të makinës kanë linja të pastra dhe pa ngarkesa. Nisur nga dimensionet (më e madhe se Nissan Juke dhe Fiat 500X), hapësira për pasagjerët dhe bagazhet është ok. Për të hyrë në pjesën e mbrapme është pak e vështirë për shkak të parafangos së pasme që i “hyn në pjesë” derës dhe njëkohësisht tavani është i pjerrët në pjesën e pasme, por njëherë që hipën brenda në makinë, gjithçka është ok.

Blloku i komandave përmban pajisjet e zakonshme në linja klasike, por përfshin një head-up display (informacionet projektohen në në xhamin e pare).

Njësia audio, video dhe navigator është vendosur në qendër. Të gjitha janë kompatibël me sistemet Android dhe iOS, me rrjet 4G dhe karikim wireless të celularit. 

Telekamera e përparme ofron sisteme të avancuara sigurie: njoftim dhe ndërhyrje automatike tek frenat në rast përplasjesh, mbajte aktive të korsisë me reagim/korrigjim autonom të timonit dhe ulje të dritave të gjata në mënyrë automatike. Nuk mungon edhe alarmi në rast lodhjeje të shoferit apo sensorët për zona me vizibilitet të ulët.

 

Katër rrota aktive.

Kona do të jetë disponibël me tërheqje integrale, një cilësi jo e zakonshme për një Suv të këtyre përmasave. Motorë jo shumë të mëdhenj benzine dhe nafte, ku ky i fundit i drejtohet më shumë tregut europian. Motori është ai i i30, 1.600 CRDi me fuqi 110 dhe 135 kuaj dhe  kambio manuale me 7 marshe. Ndërsa motori me benzinë do të jetë 1.000 kubikë turbo me tre cilindra, 120 kuaj fuqi dhe 6 marshe manuale. Motori i benzinës shkon nga 0 – 100 në 12 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 181 km/h. Gama do të pasurohet më tej edhe me versione të tjera.

Për momentin çmimet nuk janë bërë akoma publike për Shqipërinë (dhe Europen), por në Kore çmimi do të fillojë nga 17.000 euro.