Grupi Volkswagen kërkon më shumë diversifikim midis markave
Grupi Volkswagen, I cili mbylli vitin 2016 si prodhuesi më I madh në botë për automjete, duket se është në proces rishikimi të strategjive të zhvillimit për vitet e ardhshme.
Grupi ka patur një rritje të konsiderueshme thuajse me të gjitha markat pjesë e grupit, por është vërejtur edhe një proces kanibalizimi në segmentë të caktuar pasi ngjashmëria e modeleve bën që klientët të kalojnë nga njëri model ose markë në tjetrin duke limituar shtimin e tyre pavarësisht lëvizshmërisë brenda grupit. Me fjalë të tjera, një klient Volkswagen e ka më të thjeshtë të braktisë modelin Tiguan në favour të Skodës Karoq. Kjo sepse modelet janë të ngjashme dhe garancia e cilësisë është gjithmonë Vokswagen.
Në forumin e zhvillimit strategjik që u mbajt së fundmi në Wolfsburg (ku Grupi VW ka edhe qendrën) objektivi ishte diversifikimi i identitetit të tre markave gjeneraliste Volkswagen, Skoda dhe Seat dhe sinergjia e platformave per të krijuar ekonomi shkalle akoma më efiçente se në të kaluarën. Kështu, një identitet i qartë i markave në fjalë do të lejonte edhe një mbulim më të mire të tregut.
Gjithashtu, mund të përmirësohen edhe sinergjitë midis markave Audi dhe Porsche, ku problem i identitetit të secilës nuk qendron, por një ekonomi më e mirë midis platformave prodhuese të secilës mund të përmirësohet në të ardhmen.