na ndiq ne

Grandland X dhe Crossland X vijnë me ofertat e vitit

30/10/2019

Opel Noshi sjell ofertat e reja për SUV-ët e suksesshëm Grandland X dhe Crossland X.

Grandland X, fituesi i çmimit Off Road, vazhdon t’i shkelë syrin klientelës shqiptare me cilësitë e tij të padiskutueshme. Ky SUV është një miks cilësish që përfshijnë kënaqësinë e guidës, një paketë të mirë teknologjike, hapësirë në bord dhe komoditetin e garantuar nga sediljet e çertifikuara AGR.

Ky Suv, është një propozim interesant edhe për klientët më të ndjeshëm (dhe më të përparuar) me versionin hibrid Plug-in me tërheqje 4×4.

Grandland X vjen me ofertën unike prej 21.700 euro ndërkohë që në tregjet europiane çmimi fillestar është rreth 29.000euro. Çmimi i ofertës në Shqipëri nuk është një çmim fillestar i përgjithshëm por është për një version me naftë, më i kërkuari në tregun tonë. Motori 1.500 kubikë i këtij version zhvillon 130 kuaj fuqi dhe të përfshira në çmim janë edhe ekrani i infotainment me prekje, klimatizatori, timoni multifunkional (ose me komananda për sistemin infotainment dhe kompjuterin e bordit), cruise control aktiv dhe sensorë parkimi. Me fjalë të tjera, ky çmim është një paketë e mirë për të patur një SUV të kompletuar me të gjitha gjërat e nevojshme.

Nëse Grandland X është shumë i madh për ju, Opel Noshi ka menduar të shtojë ofertën me “vëllain” e vogël të familjes, Crossland X i cili është ndoshta modeli më i vogël i gamës Suv/Crossover nga prodhuesi gjerman. Crossland X ka tiparet e një modeli të ri me design aktual dhe një pamje prestigjoze. Mundësia përzgjedhjes së tavanit me ngjyrë të ndryshme nga karroceria i shton pike për ta personalizuar më shumë dhe për ta bërë ndoshta edhe pak trendy, sepse siç thotë populli, “edhe syri do pjesën e tij”.

Ky Suv kompakt ka gjatësi 4.2 metra dhe gjerësi 1.76 metra, por pavarësisht numrave, ofron hapësirë të mjaftueshme në bord përpara, mbrapa dhe në bagazhe gjithashtu. Ai vjen në treg si përgjigje e një mikrosegmentimi të klientelës, por duke sjellë me vete një seri opsionesh dhe aksesorësh prej një modeli sipëror.

Suv-i që ka shitur mbi 100.000 njësi, vjen nga Opel Noshi me çmimin 16.900 euro ndërkohë që në tregjet europiane kuota është diçka mbi 22.000euro si çmim fillestar për motorizimin me naftë. Motori 1.500 kubikë në këtë rast zhvillon 102 kuaj fuqi, të mjaftueshëm për një ecje pa stress duke ruajtur edhe konsumin. Edhe në këtë rast, paketa e modelit në ofertë përfshin ekranin i infotainment me prekje, klimatizatorin, timonin me komanda të integruara, “cruise control” aktiv dhe sensorë parkimi.

Me fjalë të tjera, Opel Noshi ka menduar që makinat SUV, padyshim më të preferuarat e tregut tonë, të mos mbeten “dëshira në tentativë” për shkak të çmimeve të larta, por të bëhen të prekshme për këdo, ose më mirë, për këdo që din të kapë ofertat në kohë 😊