Ferrari SP38
Programi i quajtur Ferrari One-Off ka sjellë në jetë një model të ri unik, Ferrari SP38. Ky model sportiv që mbetet një ekzemplar unik është krijuar sipas kërkesës së një klienti të Ferrarit. Pjesët mekanike dhe telajon ky model e merr nga Ferrari 488 GTB.
Menjëherë pas ceremonisë për dorëzimin e modelit që u zhvillua në Fiorano, kjo makinë sportive bëri disa xhiro në pistë përpara se të shkonte të ekspozohej për publikun në konkursin e përvitshëm të elegancës mbi katër rrota i cili zhvillohet në Villa D’Este, në brigjet e liqenit të Komos, në veri të Italisë.
Design-i i modelit SP38 është kuruar nga Centro Stile Ferrari (designer-at e Ferrarit). Baza e kësaj makine është Ferrari 488 GTB, por puna e designer-ave të Ferrarit ka krijuar një “one-off” me një estetikë krejtësisht ndryshe nga modeli origjinal.
Motori biturbo me dopio intercooler ka frymëzuar designerat të cilët thonë se i janë referuar modelit të famshëm Ferrari F40, duke sjellë risi në disa linja.
Pjesa ballore është si e derdhur me zonën e parafangove duke krijuar një look që transmeton në të njëjtën kohë fuqi dhe shkathtësi. Fenerët janë të hollë dhe integrojnë dritat e ditës. Parakolpi i theksuar në ngjyrë të zezë, me kalin e gdhendur në inoks i jep këtij ekzemplari një pamje agresive por me klas. Sipas teknikëve italianë, ky element i jep ngjashmëri me një tjetër model në familje që i përket të kaluarës: Ferrari 308 GTB.
Profili ka linja elegante dhe muskuloze në të njëjtën kohë sidomos në zonën u bashkohet m parafangon e pasme. Kofano e motorit gjndet mbrapa si në çdo Ferrari dyvendëshe dhe është i ndërtuar me fibra karboni. Arkitektura me tre fletë ndihmon në shpërndarjen e nxehtësisë së motorit duke marrë sërish nga stili i Ferrarit F40. Marmitat dhe tubat e shkarkimit të gazrave janë integruar parakolpin e pasëm, në një pozicion të ngritur, ndryshe nga modeli 488 Pista, në mënyrë që të funksionojë sa më mirë kalimi i ajrit nga poshtë.
Nga ana mekanike, SP38 bazohet tek Ferrari 488 GTB, kështu që motori është një V8 prej 3.9 Biturbo në pozicion qendror. Fuqia është 670 kuaj në regjimin 8.000 xhiro/minutë dhe momenti rrotullues është 760 Nm. Kambio është automatike e lidhur me sistemin e transmetimit me dopio freksion.
Tërheqja është mbrapa, garanci kjo për një guidë të adrenalinizuar dhe menaxhohet nga një diferencial elektronik E-diff me kontroll të tërheqjes F1-trac dhe Side Slip Control 2, shoqëruar me amortizatorë aktivë.