na ndiq ne

Citroën C5 Aircross

25/05/2018

C5 ka qenë emri i veturës së segmentit D dhe Aircross është sigla me të cilën marka franceze pagëzon çdo model SUV. Në këtë rast rezultati është plotësimi i një mungese që Citroën kishte në segmentin Suv kompakt. 

4.5 metra i gjatë dhe i ndërtuar mbi platformën EMP2, të përbashkët me Peugeot 5008 dhe Opel Grandland X, Citroën C5 Aircross premton komoditet të lartë, tipar tipik ky që ka dalluar gjithmonë prodhuesin francez. Në këtë rast, një element që ndihmon në këtë gjë është edhe risia e fundit e propozuar me sistemin e ri të amortizimit Progressive Hydraulic Cushions, i cili nuk duket aq revolucionar në ndërtim (përbëhet nga amortizatori hidraulik dhe susta prej çeliku) se sa në funksionim. Citroën premton se efekti i këtij sistemi amortizimi është “tapeti fluturues” që minimizon çdo tronditje që mund të vijë nga gropat apo imperfeksionet e asfaltit. Kësaj i shtohet edhe puna e bërë enkas në drejtim të izolimit akustik. Xhamat e parë janë kanë në brendësi një shtresë izoluese që garanton qetësinë në bord.

Sediljet kanë një mbushje më të plotë dhe ofrojnë masazh për dy vendet e para. Sediljet e pasme janë të ndara në tre vende të barabarta në vend të divanit tradizional dhe lëvizin në shina deri në 15 cm për të mundësuar shfrytëzimin optimal të hapësirave. Bagazhi ofron hapësirën rekord midis 580 dhe 720 litra qëarrin deri në 1.630 litra nëse palosim sediljet e pasme.

Nga jashtë Citroën C5 Aircross meriton notën e origjinalitetit me një formë midis formave futuristike të viteve ’80 të bazuara në rrumbullakësinë e këndeve dhe në detaje të kohëve të sotme, si fenerët e hollë LED apo maskerino muskuloze prej SUV-i dhe elementë të kromuar.

C5 Aircross 23 cm i lartë, falë Grip Control-it premton se mund të përballojë pa frikë rrugë terrenet jashtë asfaltit. Një gjë që na duket mangësi në këtë drejtim është mungesa e tërheqjes 4×4, por të jemi të sinqertë: sa nga ata që blejnë dhe përdorin SUV i përdorin vërtet për të shkuar për gjueti apo për të ecur në “shtigje të egra”?

Citroën C5 Aircross do të ofrojë motorë me benzinë dhe naftë dhe në vitin 2019 edhe një version hibrid. Mototët PureTech me benzinë dhe BlueHDi me naftë vijnë secili në dy variante me 130 dhe 180 kuaj fuqi secili. Kambio automatike mund të porositet vetëm për versionet e fuqishme.dhe naft vjen m dy motorë me fuqi 130 dhe 180 kuaj fuqi.

Teknologjia kundrejt sigurisë përfshin Highway Driver Assist (mbajtjen e korsisë), Alert Driver Attention e Coffee Break monitorojnë gjendjen e shoferit, Active Safefy Brake (sistemin e frenimit të emergjencës), etj.

Çdo sinjal që vjen nga këto sisteme, përveç sinjaizimit akustik, shfaq edhe simbole te caktuara në ekranin digital me prekje, i cili shërben në kushte normale si qendra e komandës për teknologjinë në bord. Përfshihet këtu edhe sistemi infotainment dhe dhe Connect Nav. Ndërlidhja behet nëpërmjet platformave të njohura tashmë Apple Carplay, Android Auto dhe Mirror Link.

Citroën C5 Aircross nuk ka ende një çmim zyrtar, por parashikimi ynë është që do të jetë diku rreth 25.000euro me një nivel pajisjesh shtesë mesatar dhe të mjaftueshëm.

Kliko për videon: