BMW M2 Competition
Sigla “M” për të gjithë ata që janë të apasionuar pas markës bavareze ka qenë gjithmonë intriguese, pavarësisht numrit që e ndjek nga mbrapa. Në këtë rast, nëse numri 2 mund të duket disi i vogël, disa numra të tjerë garantojnë për ADN e këtij modeli që ka shumë të përbashkëta me familjen famëmadhe M.
Le t’i zbulojmë menjëherë: dy janë turbinat, 6 janë cilindrat, 3.000 kubikë është vëllimi i motorit dhe 410 kuaj është fuqia. Si duket?
Mund të themi pa asnjë dyshim që kjo është BMW M2 më e fuqishme që ka dalë ndonjëherë nga fabrika. Motori është i derivuar nga “motrat” e mëdha M3 dhe M4. Ka një sistem të dyfishtë ushqimi me karburant që së bashku me përmirësimet teknologjike rrit fuqinë me 40 kuaj më shumë sesa varianti normal i M2.
Në letër duket se rendimenti mund të ishte disi më i mirë, pasi fuqia zhvillohet në një regjim midis 5.250 dhe 7.000 xhiro. Kjo gjë nukështë shumë problem në pistë pasi atje motori punon vetëm në regjime të larta, por nëse do të mendonim një përdorim më të zakonshëm në rrugë qyteti apo rrugë jashtë qyteti, por me trafik, nuk është aq e thjeshtë të mbash motorin në këto regjime. Një guidë e tillë do të ishte rrezik për të gjitha kafshët në rrugët e fshatit apo njerëzit që shpesh janë në pritje të furgonit të rradhës 😊
Pr çdo rast, vlera e momentit rrotullues, 550 Nm në regjim midis 2.350 – 5.200 xhiro, është një lloj ngushëllimi. Kjo BMW M2 është e disponueshme me kambio manuale, për më fanatikët (ose më ekspertët) por edhe me një kambio automatike me dopiofreksion, me shtatë marsha.
Ky mix elementësh garanton sipas BMW-së një sprint 0-100km/h për 4.2 sekonda (4.4 për versionin manual) dhe shpejtësiaështë e kufizuar elektronikisht në 250 ose 280 km/h sipas zgjedhjes në momentin e porosisë.
Nga ana estetike, M2 Competition konfirmon pritshmëritë. Estetika është edhe në funksion të teknologjisë, duke filluar nga gojëzat e mëdha ajrit në pjesën e përparme, që kanë detyrën të ftohin tremijëshin biturbo në momentet e performancës dhe të stresit. Disqet e mëdha 19” janë të nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin në çdo kthesë. Nëpërmjet çarjeve të disqevedallohen qartë pincat e frenave. Impianti është i përforcuar krahasuarme impiantin normal.
Disqet e frenave përpara kanë diametër 40 cm dhe mbërthehen nga pinca me gjashtë pistonë ndërsa disqet e frenave të pasme kanë diametër 38 cm dhe kapen nga pincat me katër pistonë. Katër daljet e marmitave nga mbrapa janë një element tradite që ne e vlerësojmë shumë pasi i dhuron një pamje brutale dhe besnike ndaj traditës më të mirë M Performance “Made in Bavaria”.