na ndiq ne

Bentley Continental GT3

23/11/2017

Bentley është marka e mirënjohur angleze kryesisht për luksin e saj dhe veturat e mëdha me një imazh ekskluziv. Por krahas kësaj, Bentley ka patur gjithmonë një vokacion sportiv të cilin e ka shprehur edhe coupe-të e saj exclusive Continental GT. Kjo makinë është një mix unik statusi, luksi dhe shpejtësie dhe për të dëshmuar sidomos këtë të fundit, ka një karrierë të gjatë me pjesëmarrje të rëndësishme dhe plot suksese në botën e garave.


Me modelin e ri Continental GT3, Bentley është gati të rinisë sfidat në pistë. Ky model është prezantuar për herë të parë në sallonin e Gjenevës. E ashtuquajtur “arma e re” Bentley Motorsport do të jetë disponibël për skuadrat e garave në qershor 2018 dhe do të garojë në muajt e ardhshëm në disa pista europiane.

Peshon më pak se 1.300 kg. Kjo makinë garash lind si një projekt tërësisht i ri bazuar mbi modelin e fundit Bentley Continental GT dhe do të zhvillohet në muajt e ardhshëm nga prodhuesi anglez në bashkëpunim me sektorin MotorSport. Vetura paraardhëse GT3 ka koleksionuar 45 fitore dhe120 podiume në 528 gara. Me një peshë totale më të vogël se 1.300 kg dhe nje shpërndarje ideale të peshave, makina e re Continental GT3 synon të ofrojë performancë edhe më të mirë se makina e mëparshme.
Motori V8 biturbo me 550 Kf. Modeli i ri propozohet me një aerodinamikë të jashtëzakonshme.

Është punuar shumë edhe në drejtim të motorit V8 4.0 biturbo, i pajisur tashmë me aspirim dhe shkarkim të modifikuar. Fuqia maksimale është rreth 550 Kf dhe kambio është automatike sekuenciale me 6 marsha. Janë parashikuar amortizatorë të gradueshëm, timon elektrik, sistemi i frenimit Alcon dhe disqe BBS 18 polsh.

Dy makina zyrtare në kampionatet kryesore GT. Bentley Motorsport do të mbrojë titullin Blancpain GT Series Endurance Cup duke u bërë pjesëmarrës me dy makina Continental GT3. Përvec të tjerave do të jetë e pranishme në katër takime të Intercontinental GT Challenge, por mbeten ende të pazbuluar emrat e pilotëve titullarë.