na ndiq ne

Audi A1 Citycarver

15/09/2020

Një propozim Crossover nga prodhuesi i unazave

E mbani mend Audi-n A1? Modeli i segmentit B i prodhuesit nga Ingolstad, vjen me një kostum të ri, më të lartë nga toka, saktësisht 5 cm, mjaftueshëm për të hipur në trotuare pa probleme apo për të ecur pa stress në ndonjë rrugë të paasfaltuar duke shkuar psh në Llaman apo në ndonjë gji edhe më të vogël të paasfaltuar ende.

Në fakt, Citycarver ka kuptimin e një makine që “grin” qytetin, pra misioni i këtij modeli është i deklaruar, por në një vend të vogël si ai i yni, me siguri ky version i Audi-t A1 bën punë edhe përtej qytetit. Nuk duhet të keni ama pretendime të ekzagjeruara, sepse edhe gomat e A1 Citycarcer janë goma “normale” (pak a shumë siç janë ato të çdo Suv-i), por kjo do të thotë edhe që kjo është një makinë që ruan të gjitha vetitë e mira të A1 në asfalt.


Motorizimet fillojnë me versionin 1.000 kubikë me benzinë që ne kemi patur mundësinë të provojmë më parë në provat tona. Ky motor, së bashku me kambion automatike DSG ofron një guidë interesante, duke kapërcyer paragjykimin se është një motor vetëm për “qytet”.

Duke qenë një Audi, ofron edhe disa opsione premium si psh amortizatorët me gradim elektronik (opsionalë) por që përthithin më mirë parregullsitë e rrugës dhe e bëjnë A1 Citycarver më të qëndrueshme në guidën sportive.
Me fjalë të tjera, nëse ju duhet një makinë qyteti në një trup sportiv, në këtë Audi A1 Citycarver do të gjeni çfarë ju nevojitet. Pjesa tjetër në gjykimin tuaj, por kini parasysh që flasim për një Audi, për këtë ju garantojmë.