na ndiq ne

Aston Martin në Formula 1

03/09/2017

Kompania e famshme Britanike ka shfaqur interes të garojë në F1 dhe jo vetëm të bëjë furnizimin me motora. Për të finalizuar vendimin duhen pritur përfundimet e rregullores teknike të F1 për 2021. Drejtori i përgjithshëm i Aston Martin, Andy Palmer në një mbledhje me eksponentë të Formula 1 ka konfirmuar dëshirën për pjesëmarrje në garë vetëm nëse vendoset një rregullore që garanton ruajtjen e kostove të menaxhimit.

Në formula 1 me kosto të përmbajtura.

Aston Martin aktualisht është në F1 si sponsor i Red Bull Racing dhe prej kohësh bashkëpunon me projektuesin e ekipit austriak  Adrian Newey në planin e zhvillimit të modelit Valkyrie, që ka një motorr V12 Cosworth.

Pyetjes në lidhje me pjesmarrjen në F1 Palmeri iu përgjigj duke thënë se “duke qenë se konkurrenti kryesor për ne është Ferrari, është normale që të dëshirojmë të marrim pjesë në garë. Pavarësisht se bilanci i kompanisë tashmë është kthyer në vlera pozitive, për momentin nuk kemi në dispozicion 350-400 milionë dollarë në vit për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për pjesëmarrjen në F1. Nëse do të aprovohet një limit i arsyeshëm për numrin e punonjësve dhe kostot e përgjithshme që nevojiten për zhvillimin e një motorri, mund të mendojmë seriozisht të marrim pjesë në garë”.

Në rolin e sponsorit dhe partnerit në zhvillim, Andy Palmer ka theksuar se nuk kanë vendosur ende nëse do të këtë një  bashkëpunim midis Aston Martin dhe Cosworth me hyrjen e tyre në F1. Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Cosworth shprehet pozitiv ndaj një bashkëpunimi të mundshëm me Aston Martin jo vetëm si sponsor por edhe si partner teknik për zhvillimin e projekteve të lidhura me makinën garuese.