Apple Car Play dhe Android Auto kalojnë provimin
Të gjithë ne jemi sot dëshmitarë të një evolucioni teknologjik që ka përfshirë botën e makinave. Konstruktorët e makinave përpiqen të ofrojnë eksperiencën më të mirë për sa i përket shërbimeve dhe sistemeve në bord.
Kjo përfshin në rradhë të parë sistemet infotainment, që janë edhe qendra më e rëndësishme e komandave në çdo makinë. Paçka se mund të duket një gjë e thjeshtë dhe jo themelore nga ana e impaktit të këtyre sistemeve në cilësinë e makinës, ato kanë pasoja shumë të rëndësishme në eksperiencën tonë në bord. Çdo sistem infotainment (information + entertainment) ndikon në cilësinë e vendit ku kalojmë një pjesë të mirë të jetës sonë. Duke filluar nga cilësia e radios, e navigatorit, e ndërlidhjes me celularët dhe pjesa tjetër e komandave, këto sisteme janë bërë gjithmonë e më të plota në funksione por edhe më të vështira në përdorim për shkak të radës së lartë të kompleksitetit.
Sistemet e gjeneratave të fundit, bazuar në teknologjinë me prekje, janë akuzuar shpesh si të rrezikshëm për dy arsye: së pari komandat nuk transmetojnë asnjë ndjesi fizike dhe të detyrojnë të shikosh në ekran për të qenë i sigurt që komanda u ekzekutua. Së dyti, menutë e përdorimit janë gjithmonë e më të komplikuara. Të dyja këto cilësi bëjnë që të vëmendja shpërqendrohet nga rrugandërkohë që jemi duke i dhënë makinës, veprim ky shumë i rrezikshëm.
Sipas Shoqatës Amerikane të Automobilistëve (AAA – American Automobile Association) teknologjia e tepërt në makina është kthyer tashmë në një faktor shpërqendrues, të cilat bashkë me përdorimin e celularit në makinë mund të jenë burim aksidentesh për të gjithë personat në timon.
Në një studim të kryer nga AAA, janë marrë në provë 40 modele nga prodhues të ndryshëm, të prodhuar midis 2017 dhe 2018. Përdoruesit janë testuar ndërkohë që u kërkohej të kryenin veprime të caktuara si të vendosnin një destinacion në navigator, të kryejnë një telefonatë, të dërgonin një mesazh tekstual, apo të përzgjidhninnjë program në radio.
Rezultatet ishin mjaft dekurajuese ku
- 17 sisteme kërkonin vëmendje shumë të lartë në përdorim
- 12 sisteme kërkonin vëmendje të lartë
- 11 sisteme kërkonin vëmendje mesatare
Duket se programi i navigatorit ishte ai më kompleksi dhe kërkonte mesatarisht 40 sekonda për t’u zbatuar. Megjithëse mund të duket pak, kjo kohë është një përjetësi për këdo është në timon!
Ndërkohë që rekomandimi për të prodhuar sisteme më të thjeshta është këtu jo vetëm i natyrshëm por dhe i domosdoshëm, një fakt tjetër interesant na tërhoqi vëmendjen.
Sipas specialistëve të kësaj Shoqate, duket se sistemet Android Auto dhe Apple Car Play, janë më të thjeshtë në përdorim dhe kërkojnë më pak vëmendje krahasuar me sistemet e prodhuar nga prodhuesit e makinave. Në studimin në fjalë, këto sisteme, kërkonin vëmendje të niveleve mesatare, ndryshe nga ato të prodhuesve automobilistikë që kërkonin vëmendje të lartë ose shumë të lartë.
Diferencat nuk ishin kolosale, por gjithsesi të rëndësishme. Në komandat më komplekse si përdorimi i navigatorit përdoruesit e AppleCar Play dhe Android Auto ishin 31% më të shpejtë (ose 15sekonda) ndërsa në kryerjen e një telefonate ishin 25% (ose 5 sekonda) më të shpejtë.
Për të kuptuar se sa e rrezikshme është mungesa e vëmendjes për një kohë të gjatë nga rruga, mjafton të mendojmë që me shpejtësinë 40 km/h për 40 sekonda, mjeti përshkon rreth 440 metra rrugë. Një distancë e pafundme për të menduar që kjo të kryhet pa shofer.
Të ndërgjegjshëm që sot nevojat e përdorimit të teknologjisë janë pjesë e eksperiencës sonë të përditshme, ndjejmë të nevojshme të bëjmë një apel për një përdorim minimal të këtyre sistemeve sa të dobishme, aq edhe të rrezikshme.
Këshilla jonë është që për komanda të rëndësishme si përdorimi i navigatorit apo komanda të komplikuara të ndalojmë makinën dhe të kryejmë veprimin e nevojshëm. Komanda më të thjeshta, si ndryshimi i kanaleve të radios, mirë është të bëhet nëpërmjet komandave në timon, pa i hequr syte nga rruga.
Ky është një nga ato komente kur duhet të mendojmë që kodi rrugor është një mik i të gjithëve, edhe pse nganjëherë ndopak i ashpër (kliko këtu përtë lexuar Kodin Rrugor Shqiptar).