Uber: video e aksidentit të parë të makinës që vetëngitej
Policia e Tempe në Arizona ka publikuar dje një video ekstrakt nga aksidenti në të cilin u përfshi një nga makinate e firmës Uber, gjatë një testi thuajse routinë të guidës autonome.
Pamjet janë nxjerrë nga materiali filmik i arkivuar nga kamera e bordit të makinës. Në video duket qartë që testi është duke u zhvilluar natën por kushtet nuk janë të këqija. Gruaja e cila në menyrë tragjike humbi jetën në këtë aksident, është e veshur me rroba të zeza dhe ndërkohë që kalon rrugën, tërheq me vete edhe biçikletën e saj.
Sipas raportit të policisë, gruaja është shfaqur papritmas në mes të errësirës dhe ky aksident, në shpejtësinë në cilën udhëtonte automjeti ishte i paevitueshëm. Policia ka shfajësuar kështu makinën bazuar në rrethanat e konstatuara, por disa detaje i shpëtojnë analizës dhe nuk janë të parëndësishme. P.sh. makinat që janë në gjendje të vetëngiten duhet të jenë të pajisura me sisteme të evoluara që dallojnë njerëzit edhe në errësirë. Përveç kamerave që në errësirë kanë rreze të kufizuar, makina duhet të ketë edhe shumë radarë që dallojnë pengesat 360° si dhe sensorë termikë që dallojnë njerëzit ose kafshët edhe sikur të jenë pas pengesave të vogla.
E fundit, në makinat që zhvillojnë të tilla teste, duhet patjetër të ketë edhe të paktën një mbukqyrës i cili duhet të ketë vëmendjen 100% në rrugë, ndryshe nga shoferi i Uber, që duket se po shikon diçka tjetër dhe jo rrugën. Madje ngakjo video ndoshta kuptojmë që mbikqyrësit duhet të jenë dy.
Ju si mendoni? Mund të evitohej ky aksident nëse kjo makinë do të ishte duke u ngarë nga një njeri?