10 SUV-ët më shpejtë në botë
10. Jaguar F-Pace SVR
0 – 100 km/h = 4.3 sekonda (550 kuaj fuqi)
Në një periudhë downsizing, duket se Jaguar nuk ka frikë të ruajë traditën dhe t’i besojë një motori V8 5.000 kubikë i cili zhvillon 542 kuaj fuqi. Falë kësaj fuqie, Jaguar F-Pace në versionin SVR, është në gjendje të shkojë nga 0 – 100 km/h për vetëm 4.3 sekonda.
9. BMW X5M/X6M
0 – 100 km/h = 4.2 sekonda (575 kuaj fuqi)
Sigla “M” karakterizon makinat sportive të prodhuesit bavarez dhe modelet SUV nuk bëjnë përjashtim. Pavarësisht se syri do të vetën, ka disa makina që në pamjen e parë nuk duken ekstreme. X5M është një nga këto raste, por jo për nga performanca. X5M (apo X6M) mbetet një nga SUV-ët më të shpejtë në qarkullim. Për të shkuar nga 0 – 100km/h në këtë rast mjaftojnë vetëm 4.2 sekonda.
8. Bentley Bentayga W12
0 – 100 km/h = 4.1 sekonda (608 kuaj fuqi)
Bentley Bentayga, si në traditën më të mirë Bentley, ofron për klientët e saj një ambjent të rrallë e të kuruar me lëkurë të zgjedhur, dru të stazhionuar, asemblime me dorë dhe shumë cilësi të tjera. Ok, cili nga këto detaje duhet të pengojnë prodhuesin anglez të ofrojë njëkohësisht edhe makina të shpejta? Asnjë natyrisht! Në fakt, versioni W12 i Bentayga-s zhvillon 608 kuaj fuqi dhe”vrapon” qetësisht si një sportive race. Vetëm 4.1 sekonda nga 0 – 100 km/h në luks dhe qetësi duhet të jetë goxha ndjesi.
7. Porsche Cayenne Turbo
0 – 100 km/h = 4.1 sekonda (549 kuaj fuqi)
Porsche Cayenne ruan ende vetitë e tij sportive nisur dhe nga fakti që ka qenë SUV-i i parë sportiv. Versioni Turbo është padyshim ai që më së miri interpreton shpirtin Cayenne. Pritshmëria është e madhe, nisur nga emri dhe Porschë Cayenne nuk zhgënjen. 545 kuaj fuqi garantojnë një sprint prej një makine sportive ekstreme: 4.1 sekonda mjaftojnë për të shkuar nga 0 – 100 km/h. Jeni të bindur që dini ta menaxhoni këtë fuqi?
6. Maserati Levante Trofeo
0 – 100 km/h = 3.9 sekonda (590 Kuaj fuqi)
Pas një pritjeje të gjatë, Maserati ka nxjerrë një SUV të denjë për emrin dhe pozicionimin që Levante synon. Motori i tij, në dukje i vogël, është i ndërtuar nga Ferrari dhe zhvillon 582 kuaj fuqi. Çfarë? Më pak se katër sekonda për të shkuar nga 0 – 100?? Ka shumë Ferrari që nuk e arrijnë dot këtë kohë.
5. Mercedes GLC AMG 63 S
0 – 100 km/h = 3.8 sekonda (510 kuaj fuqi)
Prodhuesi me yll duket se ka rritur dozën e sportivitetit duke e zgjeruar siglën e tij AMG edhe në modelet Suv. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një “make up” sportiv por për një performancë që nuk ka nevojë për komente!
4. Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio
0 – 100 km/h = 3.8 sekonda (510 kuaj fuqi)
Gjenialiteti Italian ka qenë gjithmonë i vlerësuar botërisht në sektorin e makinave. Mjafton të mendojmë që shumica e makinave sportive janë italiane. Edhe pse jo sportive, Alfa Romeo ka deklaruar gjithmonë në ADN sportive. Nga një motor prej vetëm 2.900kubikë, Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio gjeneron 510 kuaj fuqi të cilët e çojnë atë nga 0 – 100 km/h për vetëm 3.8 sekonda. Nëse nuk e bleni dot, kërkojani dikujt për një xhiro sepse Stelvio Quadrifoglio duhet provuar me çdo kusht.
3. Jeep Grand Cherokee Trackhawk
0 – 100 km/h = 3.7 sekonda (707 kuaj fuqi)
Nga amerika i bëjnë ende gjërat sipas mënyrës së vjetër. 6.200 kubikë V8 është një premtim me pak fjalë. Numrat ama janë mbresëlënës: 707 kuaj fuqi dhe nga 0 – 100km/h për vetëm 3.7 sekonda. Me këto shifra dhe jemi vetëm në vendin e tretë akoma??
2. Lamborghini Urus
0 – 100 km/h = 3.6 sekonda (650 kuaj fuqi)
Thamë “downsizing” por jo për fuqinë. MEgjithëse ndryshe nga motorët e lavdisë së shkuar kanë qenë shpesh V10 ose V12, në këtë rast Urus,ose Super Suv siç e kanë pagëzuar në Lamborghini, zhvillon 650 kuaj fuqi. 3.6 sekonda për të shkuar nga 0 – 100 km/h dmth që është më i shpejtë se një Diablo! WOW!
1. Tesla Model X P100D
0 – 100 km/h = 3.1 sekonda (469 kuaj fuqi)
Pra Tesla Model X, në versionin P100D (me bateri 100 kW) gjendet në vend të parë? 0 – 100 në këtë rast arrihen për vetëm 3.1 sekonda me zhurmën e një mize. Mjedisi falenderon, ndërkohë që adrenalina shpërthen. A është gjithë kjo e nevojshme? Nëse doni ka edhe variante më pak të fuqishëm. Do të kishit guximin??