na ndiq ne

X-Trail 2017

07/09/2017

Pas rinovimit të Qashqai-t, Nissani ka lançuar rinovimin e X-Trail.

Për të vazhduar rrugën e suksesit kompania japoneze Nissan vazhdon me rinovimin e gamës duke propozuar restyling edhe për makinën Nissan X-trail. Ky model i suksesshëm, në 2016 ka shitur rreth 766 mijë ekzemplarë në të gjithë botën.

                                             

Ndërhyrjet janë të shumta si në pjesën e jashtme ashtu dhe në detajet e brendshme të cilat  janë pasuruar ndjeshëm. Ndërsa në pjesën e jashtme X-Trail transmeton personalitet të spikatur dhe kompaktësi, në brendësi gjejmë një ambient elegant, të kuruar me materiale cilësore dhe funksione të shumëfishuara falë përdorimit të paisjeve teknologjike që rrisin nivelin e komoditetit dhe asistencen në guidë.

Nissan i ri X-Trail do të jetë disponibël për shitje së shpejti në të dyja versionet, me 5 dhe 7 vende.

Një LOOK i ri- ndërhyrja në linjat e jashtme është e dukshme tek pjesa e maskerinos që i jep X-Trail-it një pamje solide dhe dinamike. Bashkë me të është rinovuar parakolpi i cili tani ka të njëjtën ngjyrë të karrocerisë. Fenerët  e Nissan X-Trail janë të pajisur me sistemin AFS (Adaptive Front Lighting System): i cili ndërhyn automatikisht në rregullimin e dritave. Dritat e gjata nga rrethore janë bërë drejtkëndore. Fenerët e pasëm punojnë me led, ndërsa disqet prej 17″ dhe 18″ luajnë një rol deçiziv në imazhin X-Trail.

Kabina ofron funksionalitet të lartë, gjëja që të bie me shumë në sy është timoni në formë D-je, domethenë jo plotësisht rrethor por me një pjesë “të drejtë” nga poshtë (mbi këmbët e shoferit), për t’i lehtësuar uljen në sedilje. Një tjetër e re janë komandat në timon – një aksesor që duhet të ishte i disponueshëm me kohë.

Sedilja e pasme paloset, gjë shumë praktike në raster kur bagazhet janë  voluminoze. Të gjitha sediljet janë të veshura me materiale të një cilësie të lartë dhe janë të pajisura me sistem ngrohjeje. Volumi i bagazhit ka kaluar nga 550 në 565 litra.

Kjo makinë është  mjaft e pasur teknologjikisht, përmban sistem multimedial në version tekna, sistemi audio Bose Premium me 8 altoparlantë. Impianti përfshin radion DAB, navigatorin satelitor me prekje dhe me linja te ristilizuara.

Kambio automatike CVT dhe tërheqje 4X4 për të gjithë të apasionuarit e guidës “off – Road”. X-Trail ofrohet me tre lloje motorash: 1.6 dhe 2.0 diesel, me 130 e 177 kuaj fuqi, bashkë me versionin “benzinë” 1.6 me 163 kuaj fuqi. Të dy motorët turbodiesel mund të porositen me kambio automatike dhe me kambio manuale me 6 marshe.

Parashikohet që shitjet e këtij modeli të fillojnë në tregjet evropiane në tetor 2017. Nissan x-trail është disponibël në katër ngjyra; portokalli perlë, e kuqe perlë, blu metalixato, kafe e errët perlë. Veshjet e sediljeve mund të jenë lëkurë dyngjyrëshe, të zeza dhe bezhë.