Volvo V40
Të frymëzuar nga ofertat e konçesionarit zyrtar Volvo Albania së bashku me artikullin e fundit të publikuar nga Euro Ncap, ku Volvo rezultoi edhe një herë marka më e sigurtë e 2017, menduam me vend të vizitonim konçesionarin dhe të shikonim edhe një herë nga afër Volvon V40.
Modeli V40 në fjalë, ai i ofertës, të kuptohemi, është i pasuruar me shumë detaje ku ndër të parët që të bie në sy është R-Design, i cili i jep një look vërtet të goditur.
Maskerino e V40 ka një pamje të veçantë, moderne dhe me identitet origjinal, i cili përforcohet nga logo dhe diagonalja metalike të vendosura në qendër të maskerinos. Fenerët paraqiten me design të hollë, siç thotë moda, dhe natyrisht ofrojnë teknologjinë LED. Në profil linja e valëzuar që fillon që nga fenerët dhe mbaron tek parafango e pasme muskuloze i jep Volvos V40 një pamje origjinale dhe dinamike. Nga mbrapa gjithashtu linjat janë të gjalla dhe të veçanta ku dominant është xhami i errët i cili përfshin edhe shkrimin “Volvo”. Në përmbledhje V40, si çdo Volvo, ka një linjë të realizuar mirë, moderne dhe sidomos origjinale e me identitet të fortë, tipar ky që ka shoqëruar gjithmonë markën suedeze.
Sapo ulesh, sensacioni që të jep nga brenda është vërtet Premium. Me shumë pak gradime arrin të gjesh shumë kollaj pozicionin ideal të guidës, me timonin që mund të rregullohet në lartësi dhe në thellësi dhe sediljen e shoferit, e gradueshme ndër të tjera edhe kjo, edhe në thellësi. Sediljet e para ofrojnë edhe rregullimin e zones lombare, një karakteristikë e sediljeve të Volvos kjo, që në vitet ’80.
Hapësira është e mjaftueshme për pasagjerët përpara dhe mbrapa. Në bagazhin e V40 do të gjeni një gomë rezervë në vend të bombulës riparuese që gjithmonë e më shpesh zëvendëson gomën reserve tashmë.
Plastikat e buta të kruskotit janë cilësore dhe të asembluara me shumë kujdes. Timoni dhe kornizat e monitorit si dhe shumë elementë të tjerë kanë bordet të veshura me alumin, element që e pasuron vërtet të gjithë kruskotin e V40.
Timoni është multifunksional dhe integron komanda të shumta në të. Monitori 7” në qendër të kuskotit ofron çdo informacion të sistemit të infotainment që në rastin e Volvo-s ka emrin Sensus dhe është vërtet praktik. Për më romantikët, tavani i xhamit ofron një qiell të hapur mbi kokë i cili në këto ditë dimri me shi është vërtet piktoresk.
Ndezja e V40, siç e do dhe moda natyrisht është me buton. Motori është një 2.0 me naftë i cili ofron 120kf. Mund të mos duken shumë në pamje të parë, por mjaftojnë për ta shtyrë me shumë lehtësi V40 duke mos u ndjerë asnjëherë në vështirësi në çdo rrethanë, përfshirë edhe parakalimet apo rrugët malore. Për më tëpër, është vërtet ekonomik dhe duket se nuk duhet të jemi larg konsumit të deklaruar, që sipas Volvo-s është 3.8 litra/100 km. Një ndihmë këtu e jep padyshim edhe sistemi Eco Start&Stop me të cilin ekzemplari i provës është i pajisur.
Xhami i pasëm nuk ofron pamjen më të mire për shkak të formës “sportive”, por modeli është i pajisur me sensorë parkimi, vërtet të dobishëm në manovrat e parkimit apo në rrugë qyteti. Në udhëtim, Volvo V40, si çdo Volvo tjetër, ndihet në habitatin e saj të natyrshëm. Komoditeti është i plotë dhe zhurmat në bord janë thuajse zero. Kjo falë një izolimi të mirë akustik dhe aerodinamikës së saj, e cila minimizon edhe zhurmën e erës në shpejtësi autostrade. Guida është fluide edhe falë kambios automatike me gjashtë marsha i cili bën një punë të shkëlqyer edhe për sa i përket konsumit.
Vlen të pëmendim se përveç konsumit të ulët, V40 është e ndjeshme ndaj ambjentit duke respektuar normativën antindotje Euro6.
Versioni në fjalë, është vërtet “full option” dhe duke përfshirë të gjitha pajisjet ekstra të pranishme në këtë model, kushton 36,645€, të cilat bëhen 29,800.00€ sipas ofertës së konçesionarit Volvo Albania. Një kursim prej mbi 6.800euro na duket një mundësi që mund të lihet pa u shfrytëzuar. Për më tepër që Volvo Albania ofron test drive në çdo moment dhe nëse ndiqni këshillën tonë, mënyra më e mirë për të vlerësuar një makinë është ta provosh vërtet atë.