Vendoset Formula E në Kili
Pista e Santiagos në Kili ku do të zhvillohet gara e Formulës E është prezantuar tashmë për mediat dhe pjesëmarrësit e këtij kampionati. Me rastin e prezantimit të pistës u organizua një garë e cila tërhoqi vëmendjen e te gjithë kalimtarëve dhe kuriozëve që ishin të pranishëm. Në timonin e makinës elektrike një vendëshe ishte një ndër pilotët idhuj vendas, Eliseo Salazar.
Data e garës është 3 shkurt 2017 dhe përkon me fazën e katërt të ketij kampionati.
Kategoria “full electric” debuton për herë të parë në Kili në një ePrix dhe qyteti i Santiagos është shumë i lumtur që do të mirëpresë eventin e Formulës E.
Pista e re është e gjatë 2,47 kilometra dhe përbëhet nga 12 kthesa të alternuara dhe një rrugë të gjatë të drejtë që përmban edhe vijën e finishit. Pista e Santiagos duhet të homologohet ende nga Fia por që tashmë duket se ka mbetur vetëm pjesa formale për t’u kompletuar. Demonstrimi i pistës u krye qëllimisht për të prezantuar tek mediat dhe autoritetet e pranishme layout-in e pistës.
Pilotët do të rreshtohen në vijën e startit në rrugën Avenue Santa Maria dhe më pas do të kalojnë rreth Parque Forestal, përgjatë lumit Mapochi dhe Plaza Italia.
Ky organizim i rëndësishëm sportiv është një krenari e veçantë për Kilin. Ministri i sportit Pablo Squella është shrehur shumë entuziast rreth këtij evenimenti.
Ai është shprehur që Formula E që do të zhvillohet në Kili përfaqëson materializimin e të gjithë punës që ka bërë qeveria përsa i përket promovimit të aktiviteteve sportive në vend. Data 3 shkurt për vendasit përfaqëson tashmë një festë të madhe. Në këtë eveniment sportiv do të marrin pjesë shumë njerëz të cilët janë profesionistë dhe kuriozë të paduruar të thellojnë njohuritë mbi lëvizjen elektrike dhe Formula E.