Uji i Ftohtë Tepelene “elektrifikohet”
Një stabiliment Eco në respekt të mjedisit
Uji i Ftohtë Tepelenë, lider prej kohësh dhe i mirënjohur për cilësinë e lartë të ujit, ka ndërmarrë një hap serioz për të kontribuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Në fillim të muajit qershor kompania bëri ndryshimin e një pjese të madhe të automjeteve të saj duke zëvendësuar ato me gaz (gjithashtu ndër më ekologjiket në qarkullim) në makina elektrike, si hapi i parë i një sërë ndryshimeve të planifikuara në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.
“Tepelene është krenare të njoftojë se kemi nisur rrugëtimin drejt të ardhmes së qëndrueshme, fillimisht duke i kthyer makinat në elektrike, për ta zgjeruar më pas përkushtimin tonë në këtë drejtim edhe në nivele të tjera, nga prodhimi, tek vetë produkti,” u shpreh Laurentiu Hutanu, Drejtor i përgjithshëm i kompanisë.
Në çdo rrugëtim me një makinë elektrike, Uji Tepelena kontribuon në përmirësimin e jetës së komuniteteve ku konsumohet uji i burimit të famshëm të Ali Pashës. Si një produkt thelbësisht shqiptar, Tepelene po sigurohet të bëjë pjesën e tij në zhvillimin dhe inovacionin në ekonominë shqiptare.
Uji i Ftohtë Tepelene bëhet kështu një shembull i përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë për mjedisin, duke kujtuar se sot është më e rëndësishme se kurrë të mendosh më larg, drejt cilësisë së të ardhmes.
Konvertimi i automjetevetë të Ujit të Ftohtë Tepelene në elektrike, jep gjithashtu një mesazh të rëndësishëm për qytetarët. Sa më pak gaz të djegim, aq më mire është për shëndetin tonë dhe të ambientit.
Çlirimi i karbonit nga makinat me motorë me djegie të brendshme është një prej ndotësve kryesorë, duke ndikuar drejtpërdrejt dhe thellësisht tek ambienti dhe natyra e bukur e vendit. Sa më pak karburant të djegim, aq më shumë kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Çdo kilometër ka vlerë të madhe për mjedisin, kështu që Tepelene ka nisur rrugën për t’i ndryshuar automjetet e saj në 100% elektrike.
Me siguri kjo nismë e Ujit të Ftohtë Tepelenë do të ndiqet edhe nga kompani të tjera duke shpresuar që shumë shpejt ky orientim të bëhet një trend në industrinë shqiptare.
Krahas kësaj nisme, Tepelene ka paralajmëruar edhe hapa të tjerë madhorë që tregojnë përfshirjen serioze të kompanisë në të mirën e mjedisit. Së shpejti, Tepelene planifikon të vendosë panele fotovoltaike, ose siç mund të identifikohen më thjesht, me panele diellore. Ndryshimi pritet të ndodhë shumë shpejt.
Hapi i radhës në këtë drejtim do të jetë akoma më domethënës, pasi përfshin nxjerrjen në treg të një shisheje rPET (të riciklueshme) vitin e ardhshëm. Tepelene bëhet kështu një prej kompanive novatore që po bëjnë përpjekje për të ndryshuar gjërat duke bërë pjesën e vet për reduktimin e ndotjes së ajrit, me shpresën se do të frymëzojnë më shumë njerëz të ndjekin hapat e tyre drejt një të ardhmeje 100% të qëndrueshme.
Me fjalë të tjera, siç e thotë edhe fushata e Ujit Tepelena, “Pini ujë Tepelena gjatë udhëtimit!”, do t’i bëni mirë edhe mjedisit, përveç organizmit tuaj.