Uber Elevate dhe makina fluturuese
Projekti “Uber Elevate”, një nga projektet më të veçanta, ka në qendër një nga ëndërrat më të vjetra të njerëzimit: fluturimin, në këtë rast me makinë. Ideja vjen nga inxhinieri i qendrës së kërkimeve të Nasa-s, Mark Moore. Qëllimi i projektit është të gjenden alternativa më të shpejta për lëvizjen private urbane.
Deri tani projekti Uber Elevate është vetëm një skicë në letër, i bërë publik në tetor të vitit të kaluar, por gjigandi i ride-haling duket se kësaj here ka qëllime serioze për të zhvilluar projektet e tij në lidhje me udhëtimet ajrore.
Zgjedhja që ka bërë Moore është shumë e goditur. Në 2010 ka publikuar një studim që merr frymëzim nga aplikimet e ndryshme të motorit elektrik në sektorin e fluturimeve ajrore dhe ka mbërritur në formulimin e një lloj “wingsuit” një vendësh me ngjitje dhe zbritje vertikale të quajtur NASA Puffin Electric Tailsitter VTOL. Në ekosistemin e parashikuar nga Uber Elevate, ngritjet dhe zbritjet nga fluturimi duhet të ndodhin në disa pika të quajtura “vertiports” që janë si pista të vogla aeroportesh.
Iniciativa e Page
Larry Page, bashkëthemeluesi i Google, është frymëzuar nga dy startup-e (Zee Aero dhe Kitty Hawk) që kanë lindur dhe janë financuar nga vetë Page për të zhvilluar projektin e Moore, i cili do të përfshihet personalisht në konkretizimin e projektit. Moore citon: “nuk ka kompani më të përshtatshme se Uber për ti bërë mjetet VTOL elektrike një realitet të prekshëm dhe për t’u kthyer në lider të sektorit”.
Ky projekt, në kufijtë e fantashkencës mbetet ende i largët. Ka shumë punë për t’u ngjizur, por qëllimi i tij madhor drejt një guide ajrore autonome do të na dhurojë ajër më të pastër dhe shëndet më të mirë. Sfida është e madhe pasi përveç zinxhirit industrial, i gjithi për t’u ndërtuar, duhet përshtatur edhe i gjithë konteksti ligjor.