Toyota kampion global shitjesh
Në vend të parë edhe Corolla
Revista prestigjioze italiane Quattroruote ka publikuar rezultatet e shitjeve globale të makinave për vitin 2020. Në vendin e parë gjejmë kolosin Japonez Toyota me 9,528 milionë automjete të shitura që i japin respektivisht 11,3% të tregut global të të gjithë botës.
Ndër modelet më të shitura, gjejmë Corolla, në vendin e parë në botë me 1.134.262 njësi, Rav4 në vendin e dytë me 971.516 njësi dhe dhe Camry në vendin e nëntë me 592.648 njësi.
Në vendin e dytë gjejmë Grupin Volkswagen, me 9,305 milionë automjete të shitura. Më tej gjejmë Grupin franko-japonez të përbërë nga Renault, Nissan dhe Mitsubishi në vend të tretë por me distancë të ndjeshme nga vendi i dytë. Njësitë e shitura janë vetëm 7,8 milionë.
Ndërkohë, nëse shohim renditjen e modeleve më të shitura do të gjejmë disa surpriza dhe ndonjë emër të panjohur për tregjet europiane:
10 modelet e makinave më të shitura në botë*
- Toyota Corolla (1.134.262)
- Toyota RAV4 (971.516)
- Ford Serie F (968.179)
- Honda CR-V (705.651)
- Honda Civic (697.945)
- Chevrolet Silverado (637.750)
- Ram (631.593)
- Volkswagen Tiguan (607.121)
- Toyota Camry (592.648)
- Nissan Sylphy (544.376)
*Të dhënat e renditjes së 10 modeleve më të shitura janë marrë nga kompania amerikane Focus2Move.