Toyota Corolla në ofertë
Makina më e shitur në botë me çmim oferte
Toyota Corolla, tashmë lider i padiskutueshëm shitjesh në nivel botëror prej dekadash, ka disa kohë që është e pranishme në tregun tonë si pjesë e sallonit zyrtar të konçesionarit Alto sh.p.k. ose siç i themi ndryshe, Toyota Albania.
Pavarësisht krizës pandemike që goditi gjithë globin, kjo nuk e ndaloi kolosin japonez të shesë diçka më shumë se 1.2 milionë njësi Corolla. Nisur nga kjo, na duket ide shumë e mirë edhe oferta që Alto sh.p.k. sjell këto ditë për blerësin shqiptar.
Toyota Corolla, në versionin sedan, me motorizim hibrid dhe një sërë pajisjesh dhe opsionesh vjen për 21.900euro. Në çdo vend europian ky do të ishte një superçmim, por edhe pse në vendin tonë ky çmim nuk është i arritshëm për këdo, Alto sh.p.k. e shoqëron këtë ofertë me pagesa fleksibël me këste që e bëjnë këtë makinë një blerje të lehtë.
Modeli i ofertës është gjithashtu një investim i sigurtë me garancinë 6 vjeçare ose 200.000km, ndërsa bateria hibride është e mbuluar për 10 vjet.
Karroceria (ose shasia) është e mbuluar me garanci 12 vjeçare kundër “tretjes” nga kushtet atmosferike apo kushteve të rrugës në situata të caktuara,psh kripa për ato rajone ku mund të jetë problem apo faktorë të tillë të ngjashëm.
Nga ana tjetër, makina është e pajisur me një listë të gjatë opsionesh që e bëjnë atë një makinë bashkëkohore të një niveli shumë të lartë. Mjafton të përmendim këtu sisteme të avancuara ADAS si TOYOTA SAFETY SENSE 2 me Sistem për parandalimin e përplasjeve që dallon këmbësorët dhe çiklistët, Adaptive Cruise Control, Asistencë për ruajtjen e korsisë apo Dritat e gjata automatike.
Teknologjia parashikon edhe sensorë parkimi me kamera, navigator, sistem multimedial me ekran me prekje, një mori airbag-ësh përfshirë risinë ekskluzive nga Toyota që është airbag-u që mbron shoferin nga përplasjet me pasagjerin.
Sistemi i frenimit parashikon ABS, EBD dhe BA (asistenca në frenim). Kësaji shtohen kontrolli i stabilitetit, asistenca e nisjes në malore, monitorimi i presionit të gomave e shumë opsione të tjera. Çmimi 24.900euro, konkurrues edhe sipas listës zyrtare, tashmë bëhet 21.900euro.
Ju këshillojmë të nxitoheni të vizitoni autosallonin Toyota Albania për të parë nga afër Corolla-n e re apo për një test drive, oferta është për një sasi të kufizuar.