na ndiq ne

Toyota Camry

22/06/2018

Pas lajmit të hapjes së konçesionarit zyrtar në Shqipëri (lexo këtu artikullin) dhe interesit që ky lajm ka ngjallur, na duket e natyrshme të vazhdojmë të flasim për markën japoneze.

Toyota do të sjellë në Shqipëri shumë modele, duke u bazuar kryesisht në modelet të pranishme në Europë dhe ndër to ka mjaft emra të lavdishëm. Një ndër ta është edhe Toyota Camry ose vetura (sedan) me karakteristika që ka bindur një numër të madh klientësh. Nga debutimi i parë në 1982, në 36 vite karrierë, kjo veturë ka bërë për vete më shumë se 19 milionë klientë në të gjithë botën.

Pavarësisht se në Europë Camry ka një mungesë prej 14 vitesh, vetëm në 2017 janë shitur mbi 650.000 njësi në pjesën tjetër të botës ee ndërkohë Toyota vendos ta ripropozojë Camry-n edhe në Europë. Prezantimi i modelit parashikohet në fillim të vitit tjetër, edhe pse ende shumë shtete (përfshirë këtu Shqipërinë) nuk kanë konfirmim zyrtar që Camry do të ofrohet në tregjet e tyre.


Toyota Camry vjen në 2019 në gjeneratën e tetë totalisht e rinovuar për të ofruar një përfshirje edhe më të madhe të shoferit në guidë dhe një design më sportiv dhe më personal. Modeli i ri është zhvilluar në platformën modulare TNGA, e pranishme për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara. Modeli i ri pritet të jetë disponibël vetëm në versionin hibrid bazuar në motorin e ri Dynamic Force, 2.500 kubikë me benzinë dhe kambio automatike CVT. Në versionin amerikan, Camry deklaron për këtë njësi një fuqi maksimale prej 208 kuaj fuqi dhe një konsum dhe 22,5 km/l në ciklin autostradal EPA.


Ndryshimet e modelit të ri janë më se të dukshme nga ana estetike jashtë dhe brenda, ku duket kujdesi i teknikëve japonezë për të ofruar një veturë më të përshtatshme ndaj shijeve europiane.
Bashkë me misterin për shtrirjen gjeografike të modelit në Europë qëndron edhe misteri i çmimit, i cili do të bëhet i ditur më vonë, nga konçesionari zyrtar Toyota në Shqipëri, Alto sh.p.k.