na ndiq ne

Testarossa nuk do të jetë më Ferrari

15/11/2017


Kush nuk e mban mend modelin legjendar Ferrari Testarossa? Ky është pa diskutim një ndër modelet më të suksesshëm Ferrari. Mike Tyson, Michael Jordan, Gherard Bergher, Elton John, Alain Delon jane vetëm disa nga blerësit VIP të modelit superstar të pranishëm edhe në serialin cult Maiami Vice.

 

Të gjitha këto duket se nuk kanë mjaftuar për të garantuar ekskluzivitetin e emrit. Ferrari është mundur në gjyq nga një shoqëri gjermane dhe nuk mund të përdorë më emrin e kupesë Testarossa, simbol i viteve ’80.
Sipas zhvillimeve të gjyqit, humbja e kësaj beteje ligjore ka qenë përdorimi i pakët që i është bërë emrit Testarossa. Gjyqi i zhvilluar në Düsseldorf të Gjermanisë i ka dhënë të drejtë sipërmarrësit gjerman pergjatë proçesit gjyqësor. Gjykatësit kanë hedhur poshtë pretendimet nga shtëpia prodhuese Maranello se emri Testarossa është përdorur njësoj si emri Ferrari. Gjyqi hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të Ferrarit dhe vendosi që kompania përgjatë vitetve ka ofruar asistencën e makinës nën emrin e Ferrarit dhe jo Testarossa dhe se shkëmbimi midis këtyre dy emrave ka qënë i papërfillshëm.


Shtëpia prodhuese e Maranellos mund të apelojë këtë vendim në tentativën për të rifituar eksluzivitetin e emrit Testarossa.
Ndërkohë sipërmarrësi gjerman Hesse fiton të drejtën të përdorë emrin Testarossa mbi modelet e tij të makinave (loder) dhe do të quajë me të njejtin emër një bicikletë elektrike dhe një linjë brisqesh.
Në fakt të gjithë e dimë Ferrari që Testarossa është një veturë legjendare sportive me një motorr V12 5.0 prej 390 kuajsh fuqi. Kjo makinë është shitur përgjatë viteve ’80 dhe është ristilizuar më vonë në 512 TR e 512 duke prekur si karrocerinë edhe motorin që në versionin e parë kishte 428 kuaj fuqi dhe në versionin e dytë 440 kuaj fuqi.


Emri Testarossa përpara se të përdorej në vitin ’84 është përdorur po nga Ferrari për modelin 250 Testarossa. Makina mori këtë emër pikërisht nga ngjyra e kuqe e kapakëve të valvulave, gjë që shpjegon edhe origjinën e këtij përdorimi dhe rrit autorësinë e prodhuesit Italian mbi këtë emërtim.

Gjermani – Itali, beteja mbetet e hapur.