na ndiq ne

Test drive me Volvo V40

06/04/2018

Volvo V40 është një model që me debutimin në treg zëvendësoi njëherësh modelin C30 (një coupé origjinale me katër vende) dhe modelin V50, një familjare station wagon por me përmasa kompakte.

Në njëfarë mënyre ishte një vendim strategjik i Volvo-s që të futej në segmentin C me një përfaqësi premium dhe me sa duket i goditur, duke parë që në tregjet europiane kjo makinë ka arritur të “bezdisë” konkurrentë të vjetër dhe prestigjizë si Audi A3 apo BMW seria 1.

Në fakt, edhe pse moderne dhe aktuale, V40 i ka rrënjët e thella, mjafton të kujtojmë modelet e “lashta” 340/360 apo më tej 440/460.

Duke u kthyer në kohën dhe viset tona, në parkimin e koncesionarit zyrtar Volvo, aktualisht një nga më modernët dhe të pajisurit në Shqipëri, na pret një ekzemplar V40 R-Design, gati për një test drive të plotë. Makina në fjalë është e pajisur me disqe alumini 17”, fenerë Led, xhama të errët dhe brenda me sedilje lëkure/cohë premium dhe navigator. Modeli i provës sonë përshinte paketat Business Connect Pro dhe Intellisafe Pro që me fjalë të tjera përmbajnë opsione si timon multifunksional, infotainment Sensus Connect, Adaptive Cruise Control, Blind Spot Information, etj.

V40 është e pajisur me shumë sisteme të cilët vënë theksin kryesisht tek siguria, traditë e prodhuesit suedez dhe kjo ka mundësuar edhe rekordin Guinness si makina më e sigurt në botë. V40 është në fakt makina e parë në botë që ofron mbrojtje jo vetëm brenda por edhejashtë saj: një airbag hapet mbi kapakun e motorit për kalimtarët në rast se përfshihen në aksident.

Nga jashtë V40 ka një look sportiv me turirin e ulët dhe “bishtin” e lartë. Ky design përveç një identiteti dhe karakteri të veçantë, garanton edhe një koeficient aerodinamik optimal. Pamja ballore pasurohet nga fenerët Led dhe maskerinon që afron shumë me motrat e mëdha. Në fakt, për një sy jo ekspert, nga përpara, nuk është e vështirë që V40 të ngatërrohet me “motrën” e madhe S60. Në tërësi V40 transmeton një ndjesi soliditeti dhe pastërtie në harmoni me stilin karakteristik suedez.

Nga brenda ofrohet një ambjent vërtet i kuruar dhe premium, duke filluar nga timoni me inserte alumini, që përveç pamjes teknologjike, transmeton cilësi që në prekjen e parë. Infotainment bazohet në sistemin Sensus ofron gjithë teknologjinë e nevojshme në bord, përfshirë komanda vokale, ndërlidhje bluetooth për celularin dhe natyrisht navigatorin bazuar në teknologjinë GPS.

Ndezja është me buton, siç e do moda. Motori, 2.0 Turbodiesel që në versionin D2 zhvillon 120 kuaj fuqi fillon punojë heshtur. Çojmë levën e kambios në D(drive) dhe fillojmë të lëvizim.

Kuadri megjithëse dixhital, ruan stilin grafik të Volvo-s, por ofron tre mundësi konfigurimi: Eco, Elegance (stili klasik i Volvos) dhe Performance, ku ky i fundit të ndjell vërtet të ngjitesh në zonat e larta të xhirove të motorit 😉

Që në metrat e parë na godasin timoni reaktiv dhe frenat e fuqishme. Të realizosh një timon reaktiv nuk është e thjeshtë për një makinë tërheqjen përpara dhe ndjesia është vërtet pozitive, pasiguida bëhet e thjeshtë dhe një kënaqësi në çdo kthesë. Frenat, të fuqishme dhe të gatshme, janë në lartësinë e duhur në çdo rrethanë.

Ndërkohë që motori ngrohet, guida fillon të bëhet më tërheqëse dhe motori D2, megjithëse me “vetëm” 120kf, ia del mbanë në çdo situatë. Në autostradë V40 ecën heshtur dhe komoditeti është vërtet i lartë. Zhurmat nga jashtë janë minimale dhe fëshfërima e erës është thuajse 0, fryt i aerodinamikës që përmendëm më parë.

Në D (drive) motori ecën lirshëm dhe prioritet ka konsumi. Vlen të përmendet që V40 është një makinë ekonomike me konsum mesatar 5 litra/100km, sipas sinjalizimit të kompjuterit të bordit gjatë provës sonë. Rezultat vërtet i shkëlqyer për një motor 2.000kubikë.

Në një ditë të bukur pranverore duket se turiri i V40 drejtohet natyrshëm jashtë autostradës drejt Gjirit të Lalëzit. Ndërkohë që rruga fillon të gjarpërojë, është e parezistueshme të çojmë levën e kambios në “Sport”. Motori bëhet më aktiv, sikur ndryshon karakter dhe V40 sikur heq rrobat e rënda dhe shfaq një faqe të re. Shasia e V40 duket se ofron stabilitet dhe qëndrueshmëri duke u përgjigjur mjaft mirë nga kthesa në kthesë. Përdorimi i levës së marshit para/mbrapa duket si një joystick i ndonjë videogame dhe kontrolli është i plotë.

Megjithëse e pritshme nga një Volvo, edhe pse më e vogla në familje, V40 është një makinë vërtet komode. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe sediljet, karakteristikë e vjetër e të gjitha modeleve Volvo, ku  në këtë rast të mbështjellin si sedilje të një makine të një kategorie superiore.

Gjatë ecjes, në autostradë dhe në rrugë dytësore, V40 paraqet një lloj ngurtësie dhe soliditeti në komanda dhe në timon, sikur do t’i komunikojë shoferit sigurinë dhe fortësinë tipike të Volvos. Xhami i përparmë ka vetinë të mos transmetojë asnjëherë shpejtësi kritike, eviton çdo situatë paniku. Është kjo një tjetër karakteristikë e vjetër e Volvo-s që ndihmon të kesh gjithmonë perceptimin se ke gjithçka nën kontroll.

Në qytet V40 ofron avantazhet e një makine kompakte, lëviz kollaj dhe me përmasat e saj mësohesh shumë shpejt. Xhami i pasëm ofron në pamje relativishttë reduktuar, si pasojë e design-it sportiv, por sensorët e parkimit, me tëcilët janëtë pajisurthuajse të gjithë ekzemplarët e disponueshëm ta thjeshtojë jetën dhe parkimi është një lojë fëmijësh.

Në mbyllje mund të themi që Volvo V40 është një alternativë e vlefshme për këdo që kërkon një makinë kompakte por me cilësi premium. Theksi vendoset në cilësi racionale si konsum i ulët dhe cilësi e lartë realizimi, por njëkohësit e kënaqshme sepse e veçantë dhe origjinale në stilin e saj. Të gjitha këto të veshura në petkun e makinës më të sigurtë në botë e bëjnë Volvo V40 një zgjedhje të pakundërshtueshme.

Kjo jo vetëm sepse V40 fillon nga 19.990euro, por edhe sepse aktualisht Volvo Albania pranë Mektrin Motors ka disa oferta vërtet të leverdisshme prej të cilave mund të përfitohet menjëherë.