na ndiq ne

Fillon prodhimi i Tesla Model 3

30/07/2017

Fjala e vetë Elon Musk, CEO i kompanisë amerikane, i cili me një tweet “qetëson” 300.000 klientët që e kanë prenotuar këtë makinë.

20.000 makina në muaj brenda fundit të 2017 është objektivi i Tesla-s, që megjithëse mund të ngjajë i ekzagjeruar, mund të jetë më se i arritshëm. Kjo sepse ekzemplari i parë ka kaluar tashmë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe prodhimi mund të marrë shumë shpejt dritë jeshile. Kështu, në muajin gusht mund të prodhohen deri në 100 vetura, në shtator ky numër mund të shkojë deri në 1.500 copë dhe numri duhet të rritet me pikesynimin që në dhjetor e në vijim të mund të dorezohen mbi 20.000 vetura në muaj. Ky ritem prodhimi do të ishte i nevojshm per t’i bërë ballë kërkesës së madhe.

Por sic e përmendëm më lart, lajmi më i bujshëm dhe i afërt është që vetura në fjalë, ekzemplari nr. 1 është gati për dorëzim në pak ditë. Me dorëzimin e ketij modeli, fillon një erë e re për shtëpinë prodhuese kaliforniane.