na ndiq ne

Smart ForTwo EQ Vision

06/11/2017

Gjithcka automatike – Smart po punon për t’i ardhur në ndihmë qyteteve të mëdha dhe të mbipopulluara duke punuar mbi një program që do të ndryshojë konceptin tonë për makinën. Në themel të këtij plani është përdorimit i përbashkët të makinës (car sharing).

Grupi Smart dhe Daimler punojne së bashku për projektin Car2go që prej 2007. Ky projekt numëron rreth 14.000 Smart në 26 vende të ndryshme të botës. Prodhuesi gjerman ka si qëllim të përdorë makina me ndotje zero të udhëhequra nga elektronika duke i çliruar klientët nga stresi i trafikut. Timoni do të eleminohet së bashku me frenat dhe pedalin e gazit.

Në brendësi makina do të ketë më shumë hapësirë dhe gjatësia e jashtme do të jetë 269 cm, gjatësi ideale për në qytet dhe në sintoni me Smart Fortwo aktual. Klientëve do t’ju duhet vetëm të prenotojnë nëpërmjet aplikacionit dhe të presin makinën buzë rruge.


Gjarpërimi i makinave – Do të jetë detyrë e makinës të mbërrijë tek klienti, ta cojë atë në destinacion, të parkohet në buzë të rrugës dhë të presë për klientin e ardhshëm. Sistemi në bord do të udhëheqë makinën drejt një stacioni për të karikuar bateritë nëpërmjet disa piastrave që montohen në asfalt.

Makina do të bëjë gjithcka vetë dhe do të ketë nevojë për asitencë humane vetëm për shërbimet e mirëmbajtjes. Kompania imagjinon kështu një të ardhme në të cilën mund të përmirësojë jetën e pasagjerëve dhe kushteve të trafikut pasi guida autonome do të shkurtojë distancat midis veturave nëpërmjet sensorve specifike. Makinat në këtë mënyrë mund të qëndrojnë më afër njera tjetrës (si një gjarpër) duke lehtësuar fluksin e makinave në qytetetë mëdha, element pozitiv është edhe mundësia për të ndarë makinën për klientë që udhëtojnë drejt të njejtit destinacion.


Një vizion i të ardhmes – Prodhuesi gjerman ka këtë vizion për të ardhmen dhe po punon për ta bërë realitet nëpërmjet një rrugëtimi me faza që do të fillojë në 2020. Që nga ky vit të gjitha makinat smart do të jenë eksluzivisht elektrike. Prototipi Smart EQ Vision ForTwo u prezantua në sallonin e Tokios. Modeli nuk është i përpunuar si për shitje sepse punon me një motor provizor me zero ndotje që ndizet nga jashtë me një telekomandë pasi sistemi i guidës autonome nuk është ende gati.

Pritje të gjata – Smart Vision EQ ForTwo për momentin mund të konsiderohet më shumë si një burim frymëzimi. Projekti do të dojë ende shumë kohë për t’u realizuar pasi jo të gjitha teknologjitë e makinës janë disponibël. Guida autonome pa timon dhe pedale i përket nivelit 5 (niveli më i lartë në klasifikim) që funksionon pa ndihmën e shoferit. Sot gjendemi në nivelin 3 dhe në shumë vende legjislacioni nuk është përshtatur ende.