na ndiq ne

Skoda Scala

13/12/2018

E ndërtuar mbi platformën Mqb A0, Skoda Scala pritet të jetë një sukses i ri i markës çeke pjesë e grupit Volkswagen. Modeli i ri është një debut i rëndësishëm në segmentin C ku Scala vjen ambicioze me detaje të përpunuara si fenerët që ndjekin trajektoren, gërmat e kromuara në reliev të vendosura në xhamin e derës së bagazhit, një sistem infotainment të avancuar e shumë detaje të tjera.

Ky model vjen më në fund si një pjesëz që mungonte në puzzle-in e modeleve Skoda. Modeli është krijuar duke nisur nga një letër e bardhë, që do të thotë se Scala është një model 100% i ri, i pandikuar nga asnjë model i kaluar por duke marrë më të mirën nga ADN e markës çeke.

Si fillim, hapësira në bord është si në të gjitha Skodat, e bollshme. Për këtë flasin diçka edhe përmasat: 436 cm gjatësi do të thotë 10 cm më shumë se një Volkswagen Golf dhe kjo nuk është pak. Përfiton këtu edhe bagazhi, me kapacitet 467 lira që mund të zgjerohet deri në 1.410 litra me palosjen e sediljeve të pasme.

Motorët për momentin janë “vetëm” me benzinë dhe me naftë, të gjitha të koaluduara nga eksperienca e modeleve të tjera të familjes Volkswagen.

Njësia fillestare me benzinë është ajo me tre cilindra 1.0 TSI, me fuqi 95 dhe 115 kuaj fuqi. Njësia tjetër me benzinë do të jetë me katër cilindra, me vëllim 1.500 kubikë me fuqi 150 kuaj. Inovativ do të jetë nëkëtë njësi sistemi  Act i cili nëmomente të caktuara mund tëpunojë vetëm me dy cilindra, duke kursyer kështu karburant.

Motori TDI me naftë do të jetë 1.600 kubikë me fuqi 115 kuaj, i cili parashikon sistemin ACR për të mundësuar injektimin e AdBlue, një lëng i cili ndihmon në reduktimin e gazrave ndotës në dobi të mjedisit.

Faktin që Scala është një model ambicioz dhe i shkel syrin edhe një klientele “qejflie” dhe jo vetëm “e zgjuar” e dëshmon edhe fakti që ky model do të ofrojë mundësinë e një shasie me kontroll elektronik (Sport Chasis Control), një sistem  që ul makinën deri në 15 mm për një guidë më sportive.

Driving Mode Select, do tëjetë sistemi që mundëson sipas përzgjedhjes, edhe përgjigjen e kombinuar të timonit, motorit dhe kambios.

Skoda Scala do të ofrojë gjithashtu edhe sisteme ADAS të avancuara për një guidë sipas kanuneve bashkëkohore. Çdo model do të këtë të përfshirë frenimin e emergjencës City Emergency Brake, pjesë e paketës Front Assist, ruajtjen e korsisë (Lane Assist), cruise control aktiv, etj. Sisteme të tjera do të jenë Side Assist që përmirëson sistemin Blind Spot Detect dhe që na “ruan” nga çfarë ndodh në dy anët e makinës në ecje, gjatë një parakalimi apo kur një mjet vjen nga mbrapa. Driver Alert dallon kur shoferi është i lodhur dhe këshilllon të bëjmë një pushim.

Nga brenda gjejmë sistemin infotainment me ekran qendror në kruskot dhe me përmasa 6,5”, 8” apo 9,2” ndërsa Active Info Display është kuadri dixhital me një mori informacionesh si në shumë modele të avancuara të grupit Volkswagen.

Do të duhet të presim edhe pak për detaje më të plota dhe çmimet zyrtare nga Porsche Albania.