na ndiq ne

Rolls Royce Cullinan

05/04/2018


Diamanti Cullinan është diamanti më i madh i cilësisë së lartë i cili peshon 621 gramë ndërsa nga ana cilësore arrin në 3.106 karatë. Zbulimi daton në vitin 1905, një shekull e 13 vjet më pare.


Pas kaq shumë kohe ndoshta ishte me vlerë një rifreskim i këtij xhevahiri dhe këtu mund të ketë gjetur frymëzimin prodhuesi ekskluziv i makinës me engjëll, për tëpagëzuar me të njëjtin emër modelin e tyre të pare SUV.
Për ata që ende nuk e kanë kuptuar, emri i SUV-it të pare extraluksoz nga Rolls Royce do të jetë Cullinan.


Si në çdo model të rëndësishëm, ende nuk ka asgjë zyrtare të publikuar nga RR, por disa foto “spiune” tregojnë jo pak mbi këtë makinë për pak fatlumë.
Shasia do të bazohet mbi atë të përdorur nga modeli i fundit i Phantom, por është ripërpunuar dhe është fortësuar 30%.
Amortizimi do të jetë nga më të avancuarit dhe përfshin sisteme me pesë “krahë” dhe katër rrotat aktive edhe në prerje timoni.
Kjo makinë e “lartë” është projektuar edhe për kushte off-road, pavarësisht se vështirë të mendosh që dikujt mund t’i shkrepë në kokë të marrë kënetat apo malet me një “diamant”. Pavarësisht kësaj, qetësia në bord, luksi dhe komoditeti do të mbeten në nivele supreme.
Kjo makinë është testuar deri tani në borën arktike, në shkretëtirat afrikane, në majat skoceze, në kanionet e Amerikës dhe pse jo edhe së shpejti në bjeshkët tona, meqë Land Rover i ka përdorur më pare rrugët tona në një reklamë.


Ndërkohë, disa nga aventurat e Cullinan-it, RR ka vendosur t’i publilojë në mediat e tij sociale, meqë tashmë testeve të kamufluara po i vjen fundi. Këto teste ndërkohë janë në aventurë e vërtetë, duke pare që zhvillohen me prestigjiozen National Geographic, të cilët i kanë dedikuar një grup pune nga stafi i tyre.
Të jetë kjo gjetja e fundit e marketingut të specialistëve të BMW-së? Për çdo rast na duhet t’i përgëzojmë pasi iniciative është unike dhe e gjetur.