Rekord autonomie Tesla Model 3
Duket se Tesla Model3 ka arritur më në fund objektivin fillestar që CEO karizmatik Elon Musk kishte vendosur në plan bizneset e tij. Model 3 vjen si modeli që do të demokratizonte makinat elektrike me një kosto vërtet atraktive, 35.000 dollarë versioni bazë (29.600eur). për këtë çmim Elon Musk kishte deklaruar që do të ofronte një makinë të vërtetë që duhet të pohojmë meriton notë të mirë edhe nga ana estetike, pra jo një kompromis të varfër.
Pas njëmijë terseve që kanë ndjekur vazhdimisht Model3, duke filluar nga problemet në fabrikën e prodhimit, ngadalësimin e furnitorëve dhe uljen e pikëve në Wall Street për shkak të bilanceve negative, Elon Musk deklaronte i qetë se çdo gjë ishte sipas planeve.
Më në fund, Tesla javët e fundit jo vetëm e ka arritur këtë objektiv , por edhe e ka tejkaluar atë duke shënuar plot 7 mijë njësi të prodhuara javën e fundit.
Ndërkohëm Tesla Model3 vjen me një rekord të ri edhe nga ana e performancës. Makinat elektrike numërojnë shumë dyshues dhe mosbesues ndaj teknologjisë së re. Pika kryesore në rastin e makinave elektrike nuk është fuqia apo ndonjë detaj tjetër, por autonomia. Të gjithë ata që janë të “pafilluar” me këtë teknologji të re, kanë terrorin se makina do t’i “fiket” nga momenti në moment.
Tesla Model3 ka arritur rekordin prej 975 km të përshkuar me një karikim të vetëm, pa u rikarikuar.
Ky konsum është shpërndarë në 32 orë gjatë të cilave një ekzemplar Model3 k audhëtuar në shpejtësi thuajse konstante prej 30 km/h. Rekordi është ende “virtual” mund të themi, pasi është e pamendueshme të ecësh me një shpejtësi kaq të vogël në mënyrë konstante, aq më shumë nëse konsiderojmë që çdo sistem tjetër i makinës ishte i fikur, përfshirë këtu dritat e jashtme (të detyrueshme me ligj tashmë), radion në makinë dhe kondicionerin. Të mendosh që dy pasagjerët në bord kanë duruar temperatura mbi 42 gradë në kabinë. Për më tepër më shpejtësinë 30km/h nukështë se të freskon aq shumë ajri që fryn nga jashtë 😊
Por nëse mendojmë që në bord për këtë aventurë ishin PResidenti i Klubit Tesla të Denverit, Sean Mitchel dhe themeluesi i Tesla Inventory, Erik Strait, e kupton që ky eksperiment kishte për ta një rëndësi të madhe.
Nuk na mbetet tjetër veçse t’i themi tashmë Teslas që është e mirëpritur edhe në vendin tonë, pavarësisht se është lehtësisht e porositshme online, siç e kanë bërë shumica dërrmuese e klientëve të saj.