na ndiq ne

Rally – Dakar

23/08/2017

Në 2018 gara do të startojë në Lima, Peru

Kishte kohë që përshpëritej kjo mundësi e cila u bë tani zyrtare. Jo vetëm maratona Dakar do të kthehet në qytetin e Perusë në 2018, por nisja do të bëhet në Lima, në kryeqytetin Amerikës jugore.

Drejtori i garës Etienne Lavigne ka bërë njoftimet e rastit në një konferencë për shtyp të mbajtur në Paris. Gjithashtu Lavigne në konferencë shprehu keqardhjen për popujt që u goditën kohët e fundit në këto zona nga përmbytjet.

Të rejat e garës

Edicioni i dyzetë i garës mbas pesë vitesh pauzë do të kthehet në Peru. Ky vend është shumë i dashur për të gjithë pjesëmarrësit prej dunave të shkretëtirës në Ika të cilat i kanë përshkruar në edicionet e viteve 2012 dhe 2013.

Nisja e garës do të bëhet në 6 janar, pak më vonë se vitet e kaluara. Karvani garues do të qëndrojë në Lima ca ditë duke kaluar në pjesën e Andeve, pikërisht pranë liqenit Titikaka. Më vonë do të vazhdojnë për në Bolivi dhe më pas do të mberrijnë në El Paz ku dhe do të shfrytëzojnë ditën e pushimit. Gara do të vazhdojë në zonat e larta Boliviane përpara se të mbërrijnë në Argjentinë për herë të parë.

Data e finishit është parashikuar të jetë 20 Janari. Edicioni i 2018 do të ketë gjithsej 14 faza një ndër të cilat do të jetë maratonë (pa asistencë të ndërmjetme midis dy ditëve të provave speciale).