Prototip Infinity 9
Interesant ky projekt nga Infiniti i cili paraqet një prototip jashtë kanuneve. Kjo makinë është një vendëshe, ka look që vjen nga e kaluara dhe përdor teknologjitë e fundit EV (electric vehicle). A mund të jetë kjo një gjë e mundur? Teorikisht po, pasi makinat elektrike janë shumë më antike sesa mendohet (shih makinat elektrike). Në të vërtetë, dobia reale e një modeli të tillë mbetet vetëm simbolike, duke qenë se “moda” aktuale e makinave të sotme është shumë e ndryshme nga ajo e shumë dekadave më parë.
Kompanitë e prodhimit shumë rrallë guxojnë me prototipe kaq të pamundur për t’u realizuar. Prototype 9 është një njëvendëshe e cila interpreton makinat sportive të viteve ’40, me pjesët mekanike të modernizuara dhe me ndotje zero.
Ky prototip është krijuar falë një pune artistike artizanale. Makina prezanton punën e artizanëve që në të kaluarën krijonin llamarinat e karrocerive duke i rrahur me dorë, duke krijuar në këtë mënyrë forma unike dhe të papërsëritshme.
Në të njejtën mënyrë prodhuesit e karrocerisë së Design Studio di Atsugi (Japoni) që kanë krijuar Prototype 9 kanë përdorur teknika të njejta të kohëve të shkuara për ta bërë unike këtë makinë.
Poshtë karrocerisë së hekurt gjenden pjesët mekanike jashtëzakonisht moderne. Prototipi 9 tërhiqet nga një motorr elektrik prej 148 kuajsh që ushqehet nga një bateri me jone litiumi. Tërheqja është në aksin e pasëm me transmetim monomarsh. Falë peshës jo të rëndë të njëvendëshes (890kg) koha e shkëputjes nga 0 a 100 km/h është vetëm 5.5 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 170 kilometra në orë.
Një kuriozitet mbi nr. 9: të gjitha modelet aktuale të gamës Infiniti mbajnë sigla që fillojnë me shkronjën Q. Në japonisht numri 9 shqiptohet si Q në anglisht (kju), pra në këto dy gjuhë kaq të ndryshme, 9 dhe Q janë thuajse identike në tingull.