Porsche Albania dhe Volkswagen i përgjigjen të ardhmes me ID3
Çdo vit e më shumë shtohen pyetjet mbi mjedisin, teknologjinë, hapësirën, mundësitë ekonomike dhe përgjigjet ndaj tyre mbeten skica të papërfunduara të së nesërmes.
Kompania Volkswagen ka përmbledhur këto skica në mjetin e tyre elektrik më të fundit, të quajtur Volkswagen ID-3!
Ky mjet mishëron disa nga zgjidhjet më të zgjuara dhe të përballueshme mbi transpotin e së ardhmes.
VW ID-3 është e para makinë 100% elektrike, e cila përshkon distanca deri në 500 km me një karikim, operon mbi fast-charging, ofrohet në kosto të përballueshme masivisht dhe është e kuruar me një design të bollshëm në hapësirë dhe funksione.
Kjo makinë shton 0 ndotje në mjedis! Mënyra e saj e operimit nëpërmjet platformës së avancuar elektronike dhe fuqisë së motorrit totalisht elektrik, e bën këtë mjet futuristik të përshtatshëm për çdo stil jetese.
Rrugëtimi dhe elementët shtesë të këtij zhvillimi revolucionar transporti do të shpalosen në eventin e organizuar nga Volkswagen Albania, më 16 dhjetor, në event-in e tyre në Facebook, ora 20:15, të cilin mund ta ndiqni në këtë link: https://www.facebook.com/events/825724681558708/
Eventi është një moment për këdo për ta patur i pari këtë makinë, duke shfrytëzuar mundësinë e porosisë para daljes në treg, që Porsche Albania ofron për entuziastët e kësaj makine dhe transportit elektrik.
Mos e humbisni!
“Porsche Albania dhe Volkswagen i përgjigjen të ardhmes me ID3” është një artikull i sponsorizuar.