Porsche 911 S Exclusive Series
Kur flasim për makina sportive, të gjithë ne kemi shijet dhe preferencat tona, por për një gjë biem të gjithë dakord: 911 zë një vend të veçantë në podiumin e nderit kur flasim për makinat e ëndërrave.
Kjo makinë në fakt paraqet rastin më ikonik të një identiteti të fortë dhe të pacënuar nga kalimi i viteve, pavarësisht faktit që ka ndryshuar gjithmonë nga modeli në model, gjithmonë besnike e vetvetes.
Pak veta e dinë se Porsche ka ngritur që në vitet ’70 një atelier të vërtetë në stabilimentin e Zuffenhausen, i cili ka për qëllim personalizimin maksimal të cdo modeli që del nga fabrika.
Kërkesat e klientëve të Porsche, siç mund të imagjinohet, janë nga më të ndryshmet edhe sepse Porsche i “llaston” ata.
Sot, ky atelier që quhet Porsche Exclusive Manufaktur, mund të bëjë unik çdo ekzemplar të prodhuar sipas shijeve apo kërkesave të klientit. Artistët që punojnë aty mund të bëjnë personalizime të pafundme nga jashtë dhe nga brenda duke filluar nga boja, disqet, marmita, tubin e skapamentos si dhe sediljet, lëkura, ngjyra e tegelave të qepjes, butonat, shkrime, etj duke mos lënë jashtë edhe motorin apo kambion. Ka kaq shumë kombinime sa tashmë mund të numërohen mbi 600 versione te mundshme.
Mjaft i suksesshëm, ky repart prek mbi 45% të makinave të cilat pasi dalin nga fabrika kalojnë këtu dhe pastaj shkojnë në konçesionar për t’iu dorëzuar klientit.
Herë pas here, përvec porosive të klientëve, laboratori i personalizimit propozon disa modele ekskluzive në seri të limituar dhe të numëruar (cdo makinë ka një nr që tregon i sati ekzemplar është brenda sasisë së deklaruar). Është ky rasti i 911 Turbo S “artizanale” ku dallojmë qartë numrin e ekzemplarit në një patch të realizuar me dorë në një look ekskluziv dyngjyrësh. 580 kuaj fuqi të fabrikës nuk u gjykyan të mjaftueshem: laboratori përgatiti një kit që i shton 27kf duke shkarkuar në tokënfuqinë marramendëse prej 607kf nga një motorr me vetëm 3.800cm3. E papërshkrueshme shpejtësia që karakterizon këtë makinë: 2.9 sekonda për të arritur 100km/h dhe vetëm 9.5 sekonda për të arritur 200km/h.
Kjo makinë kushton 270.000euro por mundesia do t’i jepet vetëm 500 “fatlumëve” që e kanë porositur tashmë. Nëse nuk e keni kuptuar po e përsërisim: kjo makinë nuk mund të blihet më pasi të 500 ekzemplarët e kësaj serie janë shitur të gjithë. Për këdo që ka gati paratë do të duhet të vihet në rradhë për modelin e ardhshëm. Me para blen çdo gjë, por me sa duket, në Porsche duhet mbajtur rradha.